Dark Mode Light Mode

IFFHS , Barcelona-skuadra më e mirë

Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit, IFFHS, ka publikuar renditjen e klubeve më të mira në botë për periudhën mars 2011-shkurt 2012.
Barcelona mbetet skuadra më e mirë, duke kryesuar renditjen me 369 pikë, e ndjekur nga Real Madrid, me 292 pikë dhe Velez Sarsfield, Mançester Junajtedi e Mançester Siti. Në “Top 10” ndodhen edhe tre skuadra të tjera jo evropiane: Universidad de Chile gjendet në pozicionin e gjashtë, Santos i teti dhe Club Libertad Asuncion në vendin e dhjetë. Bie në sy pozicioni i dobët i Milanit që përkundër titullit të kampionit në Serie A renditet në vendin e 19-të.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =

Previous Post

Lëshohet versioni përfundimtar falas i Avast 7

Next Post

Sali Berisha: Në Lezhë nderojmë bashkimin kombëtar !

Advertisement