http://www.botasot.info/img/htc-evo.jpgHulumtues të sigurisë kanë thënë se kanë zbuluar një lëshim në disa modele të prodhuara nga HTC që i mundësojnë cilido aplikacion që ka qasje në internet të transmetojë informacione të telefonit, duke përfshirë e-mail adresa, lokacione GPS, numra telefoni dhe të dhëna për mesazhet me tekst.
Modelet të cilat thuhet të jenë të prekura nga ky lëshim janë Evo 3D, Evo 4G, Thunderbolt dhe HTC Sensation. Hulumtuesit, Trevor Eckhart, Artem Russakouskii dhe Justin Case, kanë thënë se kanë informuar kompaninë HTC rreth lëshimit me 24 shtator, por pasi HTC nuk iu përgjigj atyre për pes ditë me radhë ata e publikuan këtë informacion të premten.

Lëshimi i sigurisë duket se buron nga modifikimet që HTC ka bërë në versione e Android’it për Evo dhe Thunderbolt. Këto ndryshime shtojnë një suitë të veglave për kyçje në sistem. Këto modifikime mundësojnë që aplikacionet të lejojnë qasje në internet prej celularit në një grup të të dhënave të ndjeshme që janë në te. Përveç kësaj, ka mundësi që të dërgohen të dhënat që gjinden kurdo që dëshiron dhe pa dijeninë e përdoruesit.

Sipas Eckhart, për momentin nuk ka mundësi të arnohet lëshimi pa u jailbreak telefoni që natyrisht largon garancionin. Nëse hapet sistemi operativ i celularit, ju mund të largoni suitën kyçëse të HTC’s, htcloggers.apk që gjendet në /system/app dhe në këtë formë të largoni lëshimin. /pcworldalbanain

SHPËRNDAJE