Janë shfaqur tashmë disa pamje të Leroy Sane duke mbuluar fytyrën teksa hipi në autobusin e ekipit të Bayern Munichut pasi ai u përplas me Sadio Mane.

U raportua të mërkurën se Sane dhe Mane u përfshinë në një ‘përplasje’ pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës gjermane BILD, dyshja patën një debat në fushën e Etihad dhe pas vërshëllimës së fundit, ish-sulmuesi i Liverpoolit u ankua për mënyrën sesi ylli gjerman foli me të.

Mane më pas sulmoi Sanen dhe e goditi me grusht në fytyrë, sipas raportit. Në fakt, ata duhej të ndaheshin nga shokët e skuadrës përpara se Sanes t’i thuhej të largohej nga zhveshtorja.

Dëshmitarët okularë thanë se goditja e Mane la një shenjë në fytyrën e tij, me mediumin The Athletic që sugjeroi se Sane mbeti me buzë të gjakosur pas sherrit.

Tani, më shumë se 24 orë pas ndeshjes të së martës, është sugjeruar se Sane u përpoq të mbulonte dëmtimin teksa po shkonte në autobusin e ekipit.

 

s

 

“Leroy Sane mbulon fytyrën pas raportimeve të grushtimit nga shoku i skuadrës Sadio Mane”, thuhet në videon e postuar nga Ejcclips në TikTok.

Që nga postimi, klipi ka marrë mbi 3.2 milionë shikime, me qindra fansa që komentuan skenën.

SHPËRNDAJE