Sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka, këmbëngul se nuk ka panik në luftën për titullin e Ligës Premier, pasi ekipi i tij humbi dy pikë në Liverpool të dielën.

Topçinjtë takohen me West Hamin këtë fundjavë përpara përballjes së javës së ardhshme me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Dhe Saka e di se ka një shans që ata të mund të shkojnë në ndeshjen derbi me nëntë pikë përpara Cityt.

Arteta dhe Saka zgjidhen më të mirët e muajit mars në Ligën Premier

Lexo po ashtuArteta dhe Saka zgjidhen më të mirët e muajit mars në Ligën Premier

“Si lojtarë, ne me të vërtetë duam ta bëjmë këtë”, ka thënë fillimisht Saka për faqen zyrtare të klubit.

“Ne e dimë se gjithçka është në duart tona dhe ne vetëm duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje”.

“Nëse fitojmë këto tetë ndeshjet e fundit dhe marrim disa rezultate të mira, titulli mund të jetë i yni, kështu që ne vetëm duhet të qëndrojmë të fokusuar”.

Është një sezon i gjatë dhe ne duhet të jemi të qëndrueshëm gjatë gjithë rrugës, kështu që do të përpiqemi të bëjmë”.

“Nuk do të thosha se ndeshja me Man Cityn është finalja, por ndoshta gjysmëfinalja sepse është e madhe dhe kaq e rëndësishme pasi të dyja skuadrat po luftojnë për kryen. Është shumë afër, kështu që do të jetë një lojë e madhe”, përfundoi ylli i Arsenalit.

SHPËRNDAJE