Medvegjë, 7 shkrut -Ne Medvegje sot eshte mbajtur nje debati i hapur me temën “Jeta multietnike dhe ekstremizmi” orgnaizuar nga Agjencia rajonale informative JUGpres në Medvegjë, tribune kjo e mbeshtetur nga OSBE dhe ambasada britnaike.

Aktivistja dhe përfaqësuesja e Forumit AFEDS znj. Leme Xhema në Medvegjë në kete tribune te hapur ka shprehur qëndrimet e saj lidhur me të drejtat e shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe Luginë si dhe vullnetin e tyre për vetëvendosje,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ne ketë debat te mbledhur ansambliste dhe shume personalitete lokale dhe vendore serbe Leme Xhema ishte e vetmja lidere shqiptare e ketyre trevave qe foli për diskrminimin dhe realitetin e hidhur te shqiptareve jo vetem ne Medvegje por edhe ne Luginen e Preshevës karshi politikave antishqiptare te Beogradit. Ne kete debat Leme Xhema e rrethuar nga serbe, denjesisht ka mbrojtur te drejta legjitime te shqiptareve deri tek vullneti i tyre per vevendosje, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Leme Xhema i’u perplas ne fytyre serbëve te gjitha problemet e Shqiptareve ne Medvegje, kerkon zgjidhje…

Kryetari i Medvegjës Nebojsha Arsiq në një intervistë të

titulluar “Tek ne serbët dhe shqiptarët hanë në një sofër” (“Kod nas Srbi i Albanci sede za istim stolom!”) për gazetën “Alo” ndër tjera ka thënë se “deri sot nuk kam dëgjuar nga asnjë shqiptarë në Medvegjë se ata kanë një dëshirë për të bashkuar me Kosovën ose të bëhet pjesë e “Shqipërisë së Madhe”.

Asnjë nga shqiptarët e Medvegjës nuk ju kundërvyen deklaratave të Arsiqit?! Ragmi Mustafa nga KKSH ishte i pari qe i reagoi Arsicit duke i thene:  Zotni ma gjeni një shqiptar në Medvegjë që s’është për bashkim me Kosovë? Pas Ramgi Mustafes sot i ka reaguar ashpër kyretarit te Medvegjes edhe ndihmes kryetarja e kesaj Komune Leme Xhema, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

Pas deklaratave te shumta te kryetarit te Komunes se Medvegjes qe “nuk ka ndegjuar” shqiptare qe deshiron bashkimin e Medvegjes me Republiken e Kosoves e para nga Medvegja eshte Leme Xhema qe ka reguar duke ju kndervyer kryetarit te kesjaj komune.

“Nuk eshte faji i shqiptareve te Medvegjes qe kryetari nuk ka ndegjuar per vullnetin e shqiptareve te kesaj komune per bashkim me Kosove.” ka thëne znj.Leme Xhema.

Nder te tjerat znj.Xhema theksoi se “Shqiptaret si pakice kombetare normalisht qe mundohen çdo here te kene te drejta me te medha dhe kjo eshte e lejuar me ligj. Shqiptaret e Medvegjes kane marre pjese gjithashtu ne Referendumin e vitit 1992 se bashku me Presheven e Bujanocin, ku jane deklaruar çarte qe duan bashkimin me Republiken e Kosoves”

Sipas saj “kjo eshte gjeja qe ne nuk mund ta mohojme dhe Serbia ka qene ne dijeni per kete. Mua me duhet te ju perkujtoj se ne Medvegje ne vitet e ’70 kane jetuar rreth 8000 shqiptare, 3500-4000 prej tyre jane shperngulur ne Kosove e disa te tjere ne Diaspore (Gjermani, Zvicer e Amerike). Ata te gjithe kane ndikim dhe njohuri mbi te gjitha qe ndodhin mbi shqiptaret pakice ne kete komune. Ajo qe keta shqiptare i brengos me se shumti eshte qe kemi problem te madh me pasivizimin e adresave. Pasivizimin e adresave te shqiptareve qe kane jetuar ketu, kane qertifikaten e lindjes ketu. Ne kemi disa shifra te pasivizimit te adresave qe jane alarmante. Per kete problem ne kemi informuar edhe qeverine ne Beograd, kemi pasur dhe kemi ende bisedime. Ky problem ka qene i prezentuar edhe ne Bruksell Uashington, ashtu qe ne shqiptaret e Lugines deshirojme te jemi pjese e te gjitha bisedimeve ne Brisell per te qene i zgjedhur problemi i adresave te banorve ne Lugine. Ky eshte problemi kyq qe po zgjate shume kohe.

Sipas znj.Lema, “problemi i dyte eshte njohja e diplomave. Ne ne Medvegje kemi njerez qe punojne e qe jane te diplomuar, magjistruar etj. Por atyre diplomat nuk ju njihen dhe ata normalisht nuk mund te kene nje kontrate per me tutje. Kjo paraqet nje problem te madh gjithashtu. Problemi i trete e qe gjithashtu eshte shume i rendesishem eshte papunesia e shqiptareve ne institucionet publike. Shembull: ne elektroenergjine nuk eshte i punesuar asnje shqiptare kurse kemi 9-10 fshatra shqiptare, gjithashtu ne poste nuk eshte i punesuar asnje shqiptare. Mendoj se duhet te kemi mirekuptim dhe te degjojme zerin e te tjereve. Problemet elonomike jane gjithashtu te medha per te dy palet, por normalisht ne si pakice i vrejme me shume dhe ato dita dites po behen me te forta. Ne ne Diaspore kemi dy Shoqata Humanitare te cilat po mundohen te bejne ate qe munden per shqiptaret ketu, nje prej njerezve tjere nga Medvegja eshte zotri Salihu i cili hapi fabriken ne Medvegje e cila fillimisht do kete 50 puntore dhe numri do te shkoj deri ne 300 punetore. Ai shpesh ka theksuar se ka probleme me paragjykimet qe i behen duke i thene se ai do te punesoje vetem punetoret shqiptare, un ju lus te shkoni ta shihni strukturen e punetoreve dhe te bindeni vete. E kisha cak dhe kishte rendesi qe tju prezentoj t’gjitha keto per tju treguar qe shqiptaret jane pjese e keti mjedisi.”

“Ne gjithashtu kemi probleme me tekstet ne gjuhen shqipe, ne kemi drejte si pakice ne gjuhen tone dhe shpresoj qe do zgjidhet ky problem njehere e pergjithmone sepse ne kemi femije qe vijojne mesimin por qe nuk i posedojne librat. Shpresoj qe gjendja e shqiptareve ne Medvegje do permisohet qe ne mos te ndjejme veten si banore te rendit te dyte. Se pari duhet te bejme shume qe te ndalojne shpernguljet nga Medvegja, sepse nese kjo ndodhe atehere nuk kemi pse te flasim per te gjitha keto probleme.” Ishin kto disa nga fjalet e Leme Xhema e cila fuqishem foli ne je tubim ne Medvgje ku merrnin pjese agti te gjthe serbe duke ja njhur nje nga nje problemet, politikat diskrimunuese te Beogradit ndal shqiptareve etnik ne Luginen e Presheves. Diskutimi i Leme Xhemes i ka lene goje e sy hapur serbet te cilet i la pa pa tekst, ku salla u pushtua nga heshtja..

SHPËRNDAJE