Kampioni botërorë i karatesë, legjenda shqiptare Enver Idrizi, sot, në mëngjes me anë të një postimi të tijin në facebook ka ftuar të gjithë deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës që të e votojnë Vjosa Osmani-Sadriun për presidente të vendit, duke i lutur deputetët që të jenë të ndërgjegjshëm ndaj sakrificës së brezave me rradhë për ta gëzuar lirinë të cilën e kemi sot.

Legjenda Idrizi gjithashtu i ka ftuar të gjitha subjektet politike, pa dallim që të punojnë më fort për këtë vend, në mënyrë që të gjithë të na kenë lakmi.

Ja postimi i plotë i Kampionit Enver Idrizi.

Populli im i dashur, unë nuk i takoj asnjë grupimi politik, por, do t’i lusja deputetët që sot të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Le t’i tregojmë botës se me të vërtetë e duam shtetin tonë, Kosovën e pavarur. Të lumt na që po i jetojmë këto ditë, me gëzua pavarësinë e fituar me mund e sakrificë brezash. Le ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç i ka hije, le të na ketë lakmo bota, sepse zonja Osmani-Sadriu e meriton dhe sigurisht se besoj se do të jetë presidente e vendit për pesë vitet e ardhshme. Ju faleminderit!

SHPËRNDAJE