Aktualisht në vendin e 14-të në Premierligë, Leeds dëshiron të përfitojë nga afati kalimtar dimëror dhe ta forcojë skuadrën dhe të përjetojë një stinor pranveror më të qetë.

Objektivi i tyre është që sa më parë të largohen nga zona e rrezikshme dhe ta sigurojnë mbetjën në elitën e futbollit anglez, transmeton Gazeta Express.

Sipas Footmercato, Leeds është në ndjekje të Azzedine Ounahi.

Mesfushori maroken dhuroi spektakël me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të njohura evropiane.

Siç raportohet, Leeds madje ka bërë një ofertë në drejtim të Angers për shërbimet e 22-vjeçarit.

SHPËRNDAJE