Shefi i Partis Përparimtare Serbe , njëherit lideri opozitar serb Tomislav Nikoliq për televizionin serb B92 :  tha se në qoftë se SNS e tij vjen në pushtet, shteti me ndihmën e investitorëve të huaj ka  për të investuar deri në 100 miliardë euro, i cili do të hapet mes përmes Luginës së Preshevës, raporton agjencia informative « Preshneva Jonë »  duke u thirrru në disa media serbe.

Preshevë, 30 shtator/ ASIK_presheva Jonë

 

Shefi i Partis Përparimtare Serbe , njëherit lideri opozitar serb Tomislav Nikoliq për televizionin serb B92 :  tha se në qoftë se SNS e tij vjen në pushtet, shteti me ndihmën e investitorëve të huaj ka  për të investuar deri në 100 miliardë euro, i cili do të hapet mes përmes Luginës së Preshevës, Ai shpjegoi se paratë do të investohen në dy projekte të mëdha – zonën industriale që do të përfshijë hapsirën mes qytetit të Novi Sadit dhe kryeqytetit serb Beogradit si dhe në hapjen e kanalit ujor për të lidhur Danubin me Detin Egje

Tomislav Nikoliç tha se Serbia dëshiron të arrijë realizimin e ëndrrës 70 vjecare të vjetër , që anijet e posaqërisht anijet gjermane të cilat lundrojn nëpërmjet Rajnës , Majnës dhe Danubit ti zvogëlohet rruga nëpërmjet  Danubit , Moravës , kanalit ujor nëpër luginën e Preshevës , Vardar dhe  për në Selanik,  dhe që Serbia të përfitoj shtatë hidrocentraleve nga ky projekt galopant.

Sipas Nikoliqit , investitorët e huaj , shumica nga Federata  Ruse  do të investojnë rreth 70 miliard euro në zonën industriale mes Novi Sadit dhe Beogradit dhe 30 miliard euro do të financohet hapja e kanalit ujor në mes Moravës dhe Vardarit.

Politikanët nuk besojnë në planin e Nikoliqit

Dragan Markoviq, lideri i Serbisë së Bashkuar  shprehet për planin e  Nikoliqit – Gjithkush ka të drejtë për të premtuar çdo gjë që ata duan, Por kjo ndoshta është pjes e programit të tij parazgjedhor , këte do ta vlerësojnë qytetarët të cilët do të vendosin për ta votuar apo jo.

Ekspert për Investime Milan Kovaçevic thot se do të ishte mrekulli nëse SNS do të arrinte të tërheq investitorët e huaj për të investuar deri në 100 miliard euro.

Pse ata investitorët e Nikoliqit nuk japin menjëhere parat , nëse ata me të vërtet kanë të gatshme 100 miliard euro , ku është poenta? Pyet drejtori i Qendrës për Studimin e Politikave, Milan Nikolic

Analistët politikë, megjithatë, thonë se plani 100 miliard eurosh i Nikoliqit është më shum  një fushat klasike parazgjedhore se sa një plan serioz për investime.

SHPËRNDAJE