gazzaaPreshvë, 22 shtator -Fill pa snje jave te konfrences se pare te prokureve te speciales pe rkrimet ne Kosovë mediat prestugjioze boterore kane nisur te permednin ermat “kadidatet” e pare potensial qe mund te jene “mysafire” ne Hage per krime para  gjate dhe pas lufte ne Kosovë.

Keshtu gazeta e njohur franceze Le Gigaro ne numrin esotem shkruan se  Akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

“De Volkskrant”: Thaçi, i akuzuari i mundshëm i Gjykatës Speciale

“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘gjarpri”, shkruan Le Figaro

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një nga të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të nisë punën së shpejti, shkruan të martën gazeta holandeze “De Volkskrant”.

Duke përkujtuar se në kohën kur pretendohet se UÇK-ja ka kryer krimet që do të gjykohen në këtë Tribunal për Kosovën, me seli në Hagë, kur Thaçi ka qenë lideri i gueriles në Kosovë, gazeta thekson se kryeprokurori i Gjykatës, amerikani David Schwendiman, ka refuzuar të thotë se kush mund të jenë të akuzuarit.

“Gjatë paraqitjes së tij të parë publike ai theksoi se askush nuk është mbi ligjin (ligjin kosovar), mbi të cilin është themeluar Tribunali”, shkruan “De Volkskrant”, duke shtuar se Schwendiman ka thënë edhe se do të veprojë “pa frikë dhe pa privilegje” si dhe “totalisht i pavarur”.

 

 

SHPËRNDAJE