Të nderuar përfaqësues të mediave!

Sonte, duke parë edicionet e lajmeve në disa televizione tonat, por edhe shkrimet në portale, kuptuam se z.Isa Mustafa paska thënë se nuk ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Dega e LDK-së në Gjakovë, dje, më 09.06.2012 në zyrat e LDK-së në Gjakovë!

Të nderuar gazetarë, ju keni pranuar një e-mail, ftesë për të qenë në këtë takim, dhe aty përmendet se janë ftuar z.Mustafa dhe z.Sejdiu – kjo është e saktë!
Në mënyrë që të jemi korrekt ndaj qytetarëve dhe informimit të drejtë, e të parandalohet mundësia për dezinformim, po ju përcjell (forward) e-mailin me anë të të cilit është ftuar z.Mustafa për pjesëmarrje në takim! Poashtu, le të jeni të informuar se, pos ftesës elektronike, në zyrat e LDK-së në Prishtinë është dorëzuar edhe fizikisht ftesa drejtuar Kryetarit Mustafa.

Për më tepër, më lejoni të iu kujtoj shkrimin e gazetës “Bota Sot” të datës 09.06.2012 e shtunë, në të cilin artikull, thuhet se z.Ismet Beqiri pranon Kryetari Mustafa është ftuar në Gjakovë, por që nuk do të shkojë!

SHPËRNDAJE