hasjhakrtkkkjLidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj mënyrës se si Qeveria në largim e Partisë Demokratike të Kosovës po e përdorë transmetuesin publik-RTK, që financohet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Në kohën e shikueshmërisë më të lartë, RTK transmetoi, në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet dhe me ligjin e RTK-së, me Siglën “Speciale”, aktivitetin e sotëm të PDK-së. Madje, bazuar edhe në raportimet e medieve, ekipi i xhirimit në terren të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është angazhuar për xhirimin e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK kutjon se jo vetëm sot, ekipi i RTK-së ka realizuar xhirimet, të cilat janë transmetuar drejtpërdrejt me pagesë në televizionet private.
”Xhirimin e transmetuar me pagesë në televizionet private, Televizioni publik i Kosovës (RTK), që financohet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, e ka transmetuar në kohën me shikueshmëri të lartë, edhe disa ditë më parë, kur PDK dhe Hashim Thaçi kanë lansuar “Misionin e ri”, pa theksuar se ai program ishte sponsorizuar nga PDK. Po ashtu, angazhimi i ekipit të RTK-së për aktivitete të tilla ka kosto financiare për transmetuesin publik, i cili nuk ka raportuar asnjëherë për kompensimin nga PDK të angazhimeve të tilla, të cilat kanë ndodhur edhe në fushatën për zgjedhjet lokale të vitit të kaluar”, thotë LDK.
RTK është kritikuar disa herë nga LDK dhe partitë tjera opozitare për njëanshmëri ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit, ndërsa njëanshmërinë e saj e ka konstatuar në raportin preliminar edhe misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian për zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Nga menaxhmenti i RTK-së, disa herë kemi marrë kritika se duke denoncuar shfrytëzimin e transmetuesit publik për interesat e PDK-së dhe Hashim Thaçit, gjoja kemi bërë presion ndaj RTK-së.
LDK nga Bordi i këtij institucioni publik, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, kërkon ndërmarrjen e masave për ta penguar vazhdimin e përdorimit të RTK-së për interesat e PDK-së, por edhe të asnjë partie tjetër politike.

SHPËRNDAJE