Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm për veriun e Kosovës duke e anashkaluar Kosovën Lindore, jo vetëm që nuk përbëjnë zgjidhje të përhershme të problemit, por e dëmtojnë rëndë Kosovën dhe çështjen shqiptare, si dhe do të rrisnin rrezikun për destabilizim politik të rajonit në të ardhmen, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja për Bashkim, transmeton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Priushtinë, 1 gusht

Kjo Lëvizje kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që ta trajtojnë seriozisht situatën nëpër të cilën po kalon vendi dhe të organizojnë një tryezë konsultuese të partive politike shqiptare të Republikës së Kosovës dhe të subjekteve politike shqiptare të Kosovës Lindore ku do të harmonizohej platforma për bisedimet politike Kosovë-Serbi, që do t’u shërbente përfaqësuesve të Kosovës si udhëzues për ato bisedime.

Përmes kësaj komunikate, Lëvizjes për Bashkim u ka bërë thirrje përgjegjësve politik të Kosovës që të mos hyjnë në bisedime politike pa u përgatitur për to, sepse në këtë rast, dëmet mund të jenë shumë të mëdha, ngase rreziku i vërtetë Kosovës, sipas liderit të kësaj Lëvizjeje Avni Klinakut, nuk i vjen nga bisedimet politike, por nga platforma mbi të cilën udhëhiqen ato. “Dhe në qoftë se ne nuk angazhohemi rreth platformës sonë, por vazhdojmë të insistojmë se nuk do të ketë bisedime politike do të përfundojmë duke biseduar me platformë të tjerëve”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

SHPËRNDAJE