Diego Costa mund të largohet nga Chelsea dhe të transfeorhet në La Liga.

 

Barcelona dhe Atletico Madridi janë futur në garë për sulmuesin e Chelseat, i cili këtë javë nuk është përfshirë fare në skuadrën e bluve të Londrës pas përplasjes që pati me trajnerin Antonio Conte.

 

Nga kjo situatë e paqartë te Chelsea po synojnë të përfitojnë dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madrid, sipas mediumit britanik “The Independent”

 

The Independent raporton se Barcelona është duke monitoruar situatën e Costas te Chelsea, i cili u la jashtë ekipit për ndeshjen me Leicester Cityn.

 

Në garë për sulmuesin mësohet se është futur edhe ish-skuadra e spanjollit, Atletico Madrid, të cilët provuan ta rikthejnë në skuadër verën e kaluar.

 

Atletico thuhet se është duke kërkuar zëvendësuesin për Antoine Griezmannin, i cili pritet të largohet në drejtim të Manchester United në verë.

 

SHPËRNDAJE