Dark Mode Light Mode
Tragjedi e re në Serbi. Dy të vdekur e disa të plagous në afërsi të Pirotit
Lamtumirë Almir! Allahu n’xhehnet i thane mijëra qytetarë në varrimin e sotëm VIDEO
Sot ne Mitrovicë proteste kunder Car Llazarit

Lamtumirë Almir! Allahu n’xhehnet i thane mijëra qytetarë në varrimin e sotëm VIDEO

largea_almir21467478177I është dhënë sot lamtumira e fundit, 4 vjeçarit Almir Aliu i cili një ditë më parë ndërroi jetë pas një jave qëndrimi në spital. Almiri 4-vjeçar u shtrua në spitaltë shtunën e kaluar, pasi u shtyp me makinë së bashku me prindërit e tij, pas një zënke mes babait të tij dhe vrasësit Boban Ilic.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e vogëlushit në varrezat e qytetit në Kumanovë. Varrrimi i tij është bërë pas faljes së namazit të Ikindisë në Xhaminë Sinan Tartar Pasha në Kumanovë. Incidentit të shtunës së kaluar, i ka paraprirë një zënkë për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit – Kumanovë.

Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Boban Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë. Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shkelë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar.

Advertisement

Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre. Pasditën e sotme, Almiri 4 vjeçar nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.

 

Qindra persona po marrin pjesë në varrimin e 4 vjeçarit që u aksidentua nga një maqedonas

Qindra qytetar po marrin pjesë në varrimin e 4 vjeçarit i cili vdiq mbrëmë, pasi u godit me makinë nga një maqedonas i cili shkeli gjithë familjen Aliu nga Kumanova.

Për momentin po i ipet lamtumira e fundit Almirit të vogël që nuk mundi ti shpëtoj vdekjes edhe pse i rezistoi për 5 ditë.
Për momentin ka shumë njerëz të renditur në kolona që drejtohen drejt varrezave.

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=mPxUNgLl9gA’]

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − eight =

Previous Post

Tragjedi e re në Serbi. Dy të vdekur e disa të plagous në afërsi të Pirotit

Next Post

Sot ne Mitrovicë proteste kunder Car Llazarit

Advertisement