lasaaaaPasi shqiparet ne Serbi e perzune dje kralin serb  “Karaxhorgje Petroviq”nga sheshi i Bujanocit, duke sjellur aty  “Skënderbeu”, ndersa sot më 3 korrik ne Mitrovice kosovaret ta perzene kralin Car Lazarin. Per kete sot duke filluar nga ora 16:00 qytetarët e Kosovës do të protestojnë në Mitrovicë për ndërtimin e lagjes së serbëve “Lugina e Diellit” dhe shtatores së “Car Llazrit”.

Thirrja e protestës u bë në rrjetin social Facebook dhe deri më tash 2,1 mijë persona e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Shqiptaret nuk e durojne dot Carin e Gjurcit, Hashimit dhe Ises ne Qytetin e Isa Buletinit

lasakosNë Urën e Ibrit qytetarët e Kosovës do të mblidhen për të kundërshtuar shtatoren gjigante të Car Llazarit dhe lagjen e serbëve “Luginën e Diellit”, njofon agjenia e lajmeve “Presheva Jone”

 

Nga 1 mijë të ftuar, 2.1 e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë që po pretendojnë që është gjithë popullore dhe 1.6 mijë kanë pasur interes për ngjarjen.

“Ftojmë Agim Bahtirin dhe Avni Kastratin që t’i bashkohen kësaj proteste paqësore për të cilën Ardion Gashi njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka kërkuar leje nga Komuna e Mitrovicës. Jo siç thotë Agim Bahtiri se nuk mund ta përkrahim një protestë e cila nuk dihet nga kush është thirrur! Për protestën e së dielës është kërkuar leje nga Komuna e Mitrovicës, por me pamundësi që leja të kërkohet fizikisht ajo është dërguar në e-mailin zyrtarë të Komunës së Mitrovicës dhe në faqen zyrtare në facebook nga e cila na është kthyer një konfirmim se kërkesa ka arritur tek i dërguari (Komuna e Mitrovicës)”, thotë Gashi.

 

NGA:  Ardion Gashi

PËR: Komunën e Mitrovicës

KËRKESË PËR PROTESTË

Unë, Ardion Gashi, në emër të grupit organizativ të protestës, që do të mbahet më datën 3 korrik 2016, në orën 16:00, tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, përmes kësaj shkrese, dëshirojmë të kërkojmë  nga Komuna e Mitrovicës, leje për mbajtjen e kësaj proteste paqësore, kundër vendosjes së bustit të Car Llazarit, në tokat tona.

 

KONTAKTI:

ARDION GASHI

04x/ xxx xxx

01.07.2016

SHPËRNDAJE