I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviq në Bruksel, raporton Radio Evropa e Lirë.
Më herët emisari Lajçak takoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë.
Ndër temat që do të diskutohen në takimet që po zhvillohen në Bruksel do të jetë edhe çështja e dinarit.