Derivatet e naftës në të gjitha pompat në Serbi pritet të kushtojnë më lirë. Prej sot në pompat e benzinës vërehet ndryshimi i çmimeve. Në bazë të paralajmërimeve derivatet e naftës pritet të zbresin nga 1.5 dinarë deri në 3 dinarë për litër. Zbritja më e madhe do të bëhet tek euro premiumi për 3 dinarë, pastaj gasi 1.8 dinarë dhe benzina e llojit BMB 95 për 1.5 dinarë. Zbritjen e tillë qytetarët e mirëpresin edhe pse ata thonë se prap se prap në krahasim me standardin jetësor ato duhen të sillen rreth 90 dinarë për litër. E drejtori i pompës së benzinës VM OIL Sulejman Mustafa për Rtv Presheva thotë se paralajmërimet për zbritje të çmimeve ka, dhe ato janë duke ndryshuar shumë shpesh. Për qytetarët asgjë nuk do të ndikojë zbritja për 3 dinarë. Ato zbriten për 3 dinarë mirëpo shtrenjtohen pastaj shumë e më shumë. Derivatet e naftës në Republikën e Serbisë, këtë vit kanë pësuar ndryshime shumë shpesh. Çmimet e derivateve të naftës caktohen nga vetë pompat e benzinës.

 

Kryetari Mustafa ka pritur sot stdudiuesen Gozde Kiliq Yashin nga Turqia.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të vendosur që në mënyrë paqësore të procedojnë në lirinë e plotë të tyre,si në përdorim të lirë të gjuhës shipe, përdorim të flamurit,qarkullim të lirë dhe të ndjenjës si një shtet të përbashkët kështu tha kryetari Mustafa në takimin e tij mikpritës me Gozde Kiliq Yashin nga Turqia. Znj. Gozde si studiuese zgjoi interesim të madh për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës,lidhjen e politikës shqiptare dhe raportet mes Prishtinës,Tiranës dhe Shkupit. Nga ana tjetër kryetari Mustafa gjatë takimit të tyre foli për pozicionet e shqiptarëve në luginë të Preshevës. Në këtë takim znj. Gozde arriti ta kuptojë rolin dhe rëndësinë e jetës së shqiptarëve në këto treva dhe sipas saj do të vazhdojë bashkëpunimi me institucionet shqiptare. Më pas kryetari Mustafa takimin e tij vazhdoi duke folur për rolin e Turqisë në Ballkan,dhe se Turqinë do ta mirëpresin me kapacitetet dhe potencialet ekonomike e industriale. Vizita e znj. Gozde është realizuar me kërkesë dhe mbështetje të Forumit Rinor Islam.

 

 

PRESHEVË : Kryqit të Kuq lokal komunal që ka organizuar aksionin humanitarë për dhurimin e gjakut.

5 minutat e tua tërë jeta e dikujt ‘është motoja e Kryqit të Kuq lokal komunal që ka organizuar aksionin humanitarë për dhurimin e gjakut. Aktiviteti në fjalë do të zhvillohet nesër në objektet e Radiotelevizionit Presheva prej orës 10:00 deri në orën 13:00 nën përkujdesjen e ekipit të specializuar të shërbimit të transfuzionit të gjakut nga qendra spitalore e Vranjës . Gjaku i grumbulluar nga dhuruesit vullnetar shfrytëzohet për nevojat e qytetarëve të komunës sonë madje ruhet në kushte specializuara në shërbimin e gjakut në spitalin e Vranjës. Në aksionin e fundit janë grumbulluar gjithsej 46 kilogram gjak. Ky aktivitet humanitar ndërmerret dy herë brenda vitit herën e fundit është mbajtur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, potencon Ahmet Halimi sekretar i Kryqit të Kuq lokal në Preshevë. Ai fton të gjithë qytetarët vullnetar të bëhen dhurues gjaku sepse shpëton jetën e dikujt. (TP)

SHPËRNDAJE