(Në foto: Zyrtarja e lartë e AAK-së Donika Kada në bisedë me redaktorin tonë Kushtrim Maliqin)

“Denimi me 116 vjet kundër 11 shiptarve të Luginës së Preshevës është një akt i radhës të qeverisë së Beogradit, në kuadër të trysnisë së vazhdueshme dhe të terrorit sistematik që ajo e ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta në Luginë të Preshevës. AAK e konsideron këtë vendim krejtësisht politik, të padrejtë dhe në funksion të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, aq më shumë tash në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis dy shteteve. Ky vendim, i marrë sipas metodave të dikurshme të regjimit famëkeq të Millosheviqit, është një provokim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës dhe e rëndon klimën dhe disponimin politik për angazhime në vendosjen e raporteve të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve…”ka thënë sot një intervistë ekskluzive për agjencinë Informative “Presheva Jonë” njëra ndër personat kyq në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës njëherit edhe deputete e kësaj partie znj. Donika BUJUPI duke folur për Luginën e Preshevës.

Prishtinë, 17 Shtator/ AIK “Presheva Jonë”

Presheva Jonë” 
Znj.Bujupi, ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra dhe biseda të fuqishme rrethë asaj se mund të ndodh ndonjë marrveshje konkrete për të udhëhequr me vendin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës, sa ka të vërteta këtu ?

Donika Kada BUJUPI:
Vërtet këto ditë kemi dëgjuar tituj e shkrime të fryer në përmbajtje të shumë mediave në Kosovë të cilat më besoni se kanë shkruar shumë më tepër se qka në të vërtet ka pasur realilisht. Ne, AAK jemi në fazën e pritjes së shpalljes së akt-vendimit për lirimin e liderit tonë z.Ramush Haradinajt i cili presim ti sjell vendit ide dhe energji të reja. Presim që me kthimin e z. Haradinaj të ngritet intensiteti dhe dinamizmi i punëve jo vetëm tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës por në gjithë skenën politike në Kosovë dhe rajon, pasi që lirishtë mund të them se e kemi kryeministrin më popullorë në vend, vi deri tek ky përfundim me vetë faktin se nëse i marrim e i krahasojmë performancat e gjithë kryeministrave të deri tanishëm në 100 ditëshin e tyre, atëherë secili mund ta shoh dallimin, z. Haradinaj ka qenë larg më i mirë dhe më i suksesshëm se të tjerët. Do të thoja se neve AAK-në po na presin angazhime shumë të mëdha, njëra po e presim lirimin e liderit tonë, pastaj do të ketë zgjedhje brenda disa Kuvendeve të partisë të cilave iu ka skaduar afati, do të realizojmë reforma brenda partisë, e tek pasi ti kryejmë këto punë dhe obligime ne do të jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi shtetërore edhe atë me zgjedhje normale popullore, ku nuk dyshojmë se do të dalim të suksesshëm. Pra po kthehem edhe njëherë tek ajo qka është folur, nuk ka dhe vështirë se do të ketë diqka konkrete rrethë bisedimeve me Partin Demokratike të Kosovës.

“Presheva Jonë” Po zonja Bujupi si e vlerësoni ju qështjen e Luginës së Preshevës dhe problemet e saja karshi bisedimeve Prishtinë-Beograd të cilat së shpejti pritet të fillojnë ?

Donika Kada BUJUPI: Filozofia e subjektit por edhe e vetë liderit tonë është e ndërtuar fuqishëm mi vlerat, liritë dhe të drejtat e njeriut. Këtë filozofi lideri ynë z.Haradinaj e ka ndërtuar shumë vite para se të hyjë në politikë, pastaj me luftën e lavdishme të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK) duke vazhduar edhe në skenën politike të Kosovës ku gjatë gjithë kohës ka qenë më i zëshmi për dhënien e lirive dhe të drejtave të pakicave në Kosovës, ju e dini se z. Haradinaj ka qenë iniciatori i dhënies së lirive dhe të drejtave të komunitetit turk në Kosovë por edhe të komuniteteve tjera. Duke u bazuar mbi këto fakte dhe duke e pasur parasyshë qëndrimin e prerë si të subjektit tonë ashtu edhe të ndërkombëtarëve mbi mos lëvizjen e kufinjëve, atëherë mund të them se Lugina e Preshevës dhe qytetarët shqiptarë atje duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat të cilat serbëve në Kosovë ia garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është subjekti i cili është më së shumti në kontakt me njerëzit atje, si politikan, intelektual por personalitete tjera të jetës publike me të cilët komunikojmë dhe i dimë mirë problemet e tyre, për atë edhe po them se Aleanca dhe njerëzit e saj do të punojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Presheva Jonë” Znj. Bujupi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes (THAQI-PACOLLI-MUSTAFA-DELL) rrethë presidentes, por a mund ta komentoni situatën e krijuar kur nuk po rrespektohet ajo marrveshje dhe znj. Jahjaga nuk po e jep dorëheqjen ?

Donika Kada BUJUPI:
Pra sic e thatë edhe ju vetë, ne nuk kemi qenë pjesë e asaj marrëveshje dhe për këtë nuk marrim asgjë mbi supe. Presidenten e ka votuar dhe është zgjedhur me votat e parlamentit, rrethë presidentes ka thënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushtetuese. Duke e pasur parasyshë që ne si AAK jemi të prirur t’u besojmë organeve të rendit e sidomos të ligjit ne do të heshtim dhe do të shohim se qka do të ndodhë.

SHPËRNDAJE