Kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm me vështirësi ka arritur të flasë pas humbjes në gjysmëfinale kundër Italisë, 1:2.
Gjermanët kishin hyrë në këtë ndeshje si favoritë, por në fund pësuan humbje me dy gola të shënuar nga Mario Balotelli. “Italia në aspektin taktik luajti në mënyrë fantastike. Në anën tjetër neve na mungoi pak edhe fati. Kemi potencial të madh, por duhet të fillojmë ta shfrytëzojmë, ngase ndryshe nuk do të fitojmë trofe”, ka thënë Lahm. Ai ka thënë se i gjithë ekipi e ka pranuar rëndë këtë eliminim. “Kjo humbje është shumë e rëndë, por ne jemi fajtorët kryesor, sepse bëmë disa gabime të çuditshme. Në pjesën e dytë dhamë maksimumin, por golin e shënuam shumë vonë”, ka shtuar Lahm.

SHPËRNDAJE