Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “Maths4talents”, nismë e cila ka ofruar trajnime falas për nxënës të talentuar në lëndën Matematika e Olimpiadave, ku krahas fjalës së rastit, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bëri edhe ndarjen e certifikatave dhe mirënjohjeve për nxënës që kanë treguar rezultate kulmore në olimpiadën matematikë të Gjilanit 2025.

“Matematika është vendimtare si për zhvillimin e logjikës të nxënësit gjithashtu edhe për thellësinë dhe mprehtësinë e mendjes. Besoj që Matematika së bashku me Gjuhën janë dy lëndët më të rëndësishme për fëmijët, për nxënësit, për të ardhmen e tyre profesionale dhe për ngritjen e tyre intelektuale, e edhe artistike”, tha Kurti para nxënësve dhe të pranishmëve tjerë.

Image

Ai ndau njoftimin me ta se vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës do të mbështesë organizimin e Garës Evropiane të Matematikës për vajzat dhe se për këtë qëllim tashmë janë ndarë 200 mijë euro, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për fuqizimin e edukimit dhe përkrahjen e talenteve.

SHPËRNDAJE