Kurti është marrë sërish me Hashim Thaci. Në një intervistë për Infopress ai e ka quajtur atë “nxënës të dobët, i cili arrin t’i mësoj gjërat përmendësh, sa për t’u shërbyer aty për aty” Sipas Kurtit, Kryeministri Thaçi nuk e kupton ndarjen e pushteteve, ndonëse mund të dijë diçka rreth ndarjes.

“Ligjërimi i tij nuk arrin përtej retorikës me togfjalësha të thatë si : Sundimi i ligjit, treg i lirë etj. A e thotë atë që beson se zyrtarët ndërkombëtarë kanë qejf ta dëgjojnë dhe asisoj të mëshirohen duke i falur një notë kaluese. Kryeministri Thaçi i ngjet një nxënësi të dobët që arrin të mësoj mësimet veçse përmendësh. Dha tamam si nxënës i dobët, nuk e bën për të ardhmen, por për të tashmen e atypëratyshme. Mbijetesë hesapi”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.

SHPËRNDAJE