Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka komentuar tri nofkat e tij me të cilat po identifikohet në popull.
Fidna Jupolli kërkoi një koment nga Kurti lidhur me tri nofkat me të cilat po thirret këto si “Baba, Mr. Bean dhe Che Guevara”.
Kurti tha se të tri nofkat i qëndrojnë dhe njëkohësisht asnjëra.



“Të tria nofkat më rrijnë dhe njëkohësisht asnjëra”, është shprehur Kurti.
Ai dha një koment për të tria këto nofka. Kurti tha se “Bin” e thiërret nëna e tij dhe “Baba” vajza.
“Bin më thërret nëna, e babë më thërret vajza”
Ndërsa për revolucionarin argjentinas e marksist, Che Guevaren, Kurti tha se është vetëm “Che”, që i bjen shok.
“Sa i përket Che Guevarës, Che do të thotë shok e Guevara është tjetër send”, ka thënë Kurti.

SHPËRNDAJE