Gjatë mbrëmjes të së enjtes, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë, disa metra pranë kufirit me Kosovën – teksa publikoi edhe video të forcave serbe.

Në lidhje me këtë, Kurti në një konferencë për media ka thënë se nëse dëshirohet normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve, ushtria rrin në kazerma dhe jo në kufi.

Kurti siguroi se gjithçka është në vëzhgim dhe në gjendje gatishmërie.

“Së pari kur ka situata të këtilla, kur cenohet siguria, meqenëse se automjetet ushtarake afrohen vetëm disa metra larg kufirit, ne e përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë të kalojnë kufirin. Mandej janë protokollet e sigurisë, janë planet operative strategjike dhe janë në komunikim të vazhdueshëm Ministria e Brendshëm, Ministria e Mbrojtjes dhe AKI-ja. Gjithçka është nën vëzhgim dhe në gjendje përgatitore dhe gatishmërie për çfarëdo befasi që mund të na ndodhë.

Në ndërkohë natyrisht që këto institucione diskutojnë bashkë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë edhe KFOR-in edhe EULEX-in edhe NATO e BE-në”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se deri tash s’ka pasur informacione se janë afruar sërish – sikur dje – dhe se ushtrimet ushtarake nuk mbahen “10 metra prej kufirit”

“Tash deri në orën 16:00 nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar sërish. Ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por ushtrimet ushtarake nuk mbahen 10 metra prej kufirit. Pra, ata po vijnë në atë zonën  sigurisë, shumë afër kufirit, ku nuk ka nevojë as për dronë e as për dylbi për t’u parë më njërit eterin. Nëse dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve ushtria rrinë në kazerma, nuk vjen te kufiri ushtria. As ushtarët, as automjetet, deri më tash dita e sotme do të jetë ndryshe prej asaj të djeshme”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me këtë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ShBA ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

SHPËRNDAJE