largea_op1456234098​Opozita fillon protestën ditë e natë në shesh (Foto/ Video)albbcccvAktivistët e opozitës së bashkuar tashmë kanë ngritur disa prej tendave në sheshin “Skëndërbeu”, ku do të qëndrojnë, siç kanë thënë ata, deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.Kjo mënyrë e të protestuarit është në kuadër të kundërshtimit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të marrëveshjeve që kjo e fundit ka arritur me Serbinë dhe Malin e Zi.

Po ashtu, motiv tjetër proteste për opozitën është bërë edhe zgjedhja e paralajmëruar e Hashim Thaçit president.

Kurti: Kemi ende emonicione kombëtare, me çdo kusht do të parandalojmë zgjedhjen e Thaçit president

tennndddda1Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka thënë gjatë qëndrimit në shesh me liderët e opozitës dhe aktivistët se opozita ka mjaftueshëm gaz edhe për të bllokuar seancat e radhët të Kuvendit të Kosovës.

“Kemi gaz lotsjellës edhe për seancat tjera të Kuvendit. Policia na ka pajisur me to në protestën e fundit të opozitës. Ende kemi emonicione kombëtare, perkunder burgosjeve pert na larguar nga protestat “zajdenicës”.  Kemi ende gaz nga policia”, ka thënë Kurti.

 

largea_1937241_1082576095127832_1041987346633956375_n1456233885

Ai i ka bërë t hirrje qeverisë nga sheshi që të largohet sa më parë nga pushteti, në mënyrë që siç ka thënë ai, të hapet perspektiva qytetare.

“Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira, veçse më shumë korrupsion e zajednica”, ka thënë Kurti.

I pyetur se çka nëse Hashim Thaçi zgjidhet president, ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë një gjë të tillë si nga jashtë nga sheshi, ashtu edhe nga brenda, me çdo kusht.

 

 

teeennn

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili po merr pjesë në protestat e opozitës filluar nga dita e sotme e sheh si një punë të mirë këtë që po sjellë gjendje të mirë në Kosovë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet me fjalët “Po bëhet mirë”, ku ka publikuar edhe disa foto nga vendi i ngjarjes.

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sonte do të qëndrojë tek tendat e vendosura në shesh.

Kurti ka bërë të ditur se edhe nesër, ai do të tentojë të jetë pjesë e seancës e cilat të mbahet, si vazhdim i seancës së ditës së premte.

Gjithashtu Kurti ka bërë të ditur se edhe gjatë seancës së nesërme do të mundohen të pamundësojnë zhvillimin e seancës.

Megjithatë ka thënë se nesër pritet të merret vesh se cilët do të jenë hapat për të pamundësuar mbajtjen e kësaj seance.

“Ne kemi nevojë për një qeveri dhe qeverisje demokratike: Në emër të subjekteve opozitare, në emër të njerëzve të vullnetit të mirë…, kërkojmë që sa më parë të largohet kjo qeveri në mënyrë që t’i hapet perspektiva qytetarit dhe gjendjes së qytetarit. Nga kjo qeveri nuk mund të presim gjëra të mira”, ka thënë ndër tjerash Kurti.albnbnnnbv

SHPËRNDAJE