PUBLIKOHET KUR’ANI ME I MADH NË BOTË

Kaligrafi afgan, Mohammad Sabir Khedri, për pesë vjet krijoi një Kur’an botëror, në tentim që t’i tregojë botës se trashëgimia kulturore dhe tradita e pasur afgane kanë pësuar dëme të pariparueshme, por nuk janë shkatërruar përkundër luftës së atjeshme 30-vjeçare.

Libri i pasur faqet i ka me madhësi prej 2.28 me 1.55 metra, ndërkohë që Ministria afgane e Çështjeve Religjioze ka konfirmuar se bëhet fjalë për Kur’anin më të madh në botë.

Deri më tani titullin e Kur’anit me faqet më të mëdha (me dimensione 2 me 1.5 metra) e mbante ai i krijuar në Tataristanin rus.

Kur’ani afgan është i rëndë 500 kilogramë dhe ka 2218 faqe, dhe për kompletimin e plotë të tij shpenzuan gjysmë milioni dollarë amerikanë. Libri është mbështjellë me 21 lëkura.

Në dizajnin e Kur’anit Mohammad Sabir Khedri ka punuar bashkë me nëntë studentë. Librin e shenjtë e ka përfunduar para dy viteve, por këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë deri tani.

Vetëm pasi që u përfunduan hapësirat e Qendrës Kulturore në Kabul, ku edhe do të vendoset Kura’ni, Sabir Khedri e ka bërë publike fshehtësinë e tij.(Express)

SHPËRNDAJE