(akrostik)
Kaluan shumë vite baca Isë,
U larguan sorrat dhe retë e zeza,
Le kullë dhe jetën trim i Shqipërisë,
Le porosi Isniqin, le mullar e lëmesa,
Aty mburrëm, porosi për kombin mbarë.
Erdhi krenaria e popullit shqiptar,
Ishim në ethe nga pushtuesi klasik,
Sa fshehtas kujtuam, sot me ty krenar,
Arritëm te kulla, populli fisnik.
Bëhet festa thirret, o Isë Boletini,
Ofshame, tri varret u përkujtuan,
Lë kushtrim, Vlore, andej Verrinj,
E jotja dita, emri yt na nderon,
T’mos ndalet bashkimit si sot,
Isë përshëndesim ne këtë mënyrë,
Në ecjet nuk ndalemi më dot,
I bekuar Isë, te bashkuar e pruam këtë porosi.
Të jemi mirënjohes qe na e le burrërine dhe trimerine
2 herë bashkë Kosovë, Shqipëri,
1 herë ftohen “bletët”, me vlera,
1 herë puthe shqip në pavarësi,
1 bëhemi baca Isë tu rrit ndera.
MURI I BALLKANIT
(Nga Miti ngadalë po dalim ne realitet)
Mure Rozafash,
Kulla me frëngji,
Ura të Shenjta,
Dhe Kështjella,
Kala, Zindanë,
Dhe mure te larta
Ndërtuam e muruam.
Ishte kohe e Mureve.
Rozafa dhe Kështjella
I quam në Antikë,
Urë e shenjtë, kulla mite.
Ne s’e kishim parë,
Natën kish punuar,
Shih i njëjti armik,
Mur në mes shqiptareve.
Ne të zëne me Rozafa
Të Ura e Shenjt, që dora e keqe
Mos t’i prishte natën.
Për vonesë historie
Dëshmi- dorën e keqe,
E zumë, pak më herët,
Para Murit te Berlinit,
Para fjalës, se Brantit që tha:
“Le te bashkohet ajo
Që duhet të jetë bashkë”.
Grithje në mur, në Mur të Ballkanit
S’ndalen. Dorë zeza, ende do mort.
Gjersa bije, Muri i Ballkanit
Ne jemi për ….
Po, ju,Zotëri?
15.08.1994 Lugano
KULLA E DUKAGJINIT
Nëpër hapat e mijë,
larg e larg mendimeve.
S’di se si
Kullë e Dukagjinit
më erdhi n’ qeli.
Qëndro me tha,
Nga frëngjitë e larta
Filloi oshtimë,
Në hatulla, gurë e oxhak.
Ecnim në pesë hapat e qelisë
Të dy me kokën lartë.
Burgu i Nishit, 1984