eksodiiddNesër në Gjilan do të kujtohen ditët e të dëbuarve nga Kosova Lindore, ku do të bëhet ekspozimi i fotove të cilat dëshmojnë dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga forcat serbe në qershorin e vitit 1999, si dhe dhunën sistematike që pushteti serb ushtron mbi ata pak qytetarë që kanë mbetur atje, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Ngjarja fillon nga ora 16.30 dhe mbahet në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, dhe është organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë me ndikim në Republikën e Kosovës dhe në Kosovë Lindore.

SHPËRNDAJE