Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit. E punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik.

 

Pas blerjes së pronës për varrezat e reja të qytetit, dalëngadalë ky projekt po shkon drejt finalizimit . E sot është bërë asfaltimi i rrugës drejt varrezave me gjatësi 355 metër dhe gjerësi 3 metra. Ky projekt ishte iniciuar nga koordinatori i PLD ( Partisë Liberal demokratike ) Kujtim Sadriu, dhe mjetet në vlerë prej 2 milion e 500 mijë dinarë janë siguruar nga komuna e Beogradit.

 

Ndërsa,  punimet i kanë përcjellë delegacioni i pushtetit lokal ,përfaqësuesit e PLD dhe imami i xhamisë Ebu Beker es Sidik. Sipas Imamit të xhamisë së madhe Sevdail Jakupi varrezat e reja të qytetit ,tashmë falë ndihmës së qytetarëve janë në përfundim e sipër ,sepse pas blerjes së parcelës, është bërë murosja, pritet vendosja e rrethojës dhe asfaltimi i rrugës bën që ky projekt të jetë i gatshëm për shfrytëzim.

Edhe Kryetari Ragmi Mustafa e ka vlerësuar këtë projekt duke participuar edhe me mjete pasi rruga në tërësi kap vlerën mbi 3 milion dinarëve. Ndërkaq koordinatori i PLD Kujtim Sadriu ka thënë se do të vazhdojë të sjellë në Preshevë edhe projekte të tjera , e si prioritet shihet mbi kalimi në stacionin hekurudhor. Imami Savdail Jakupi gjithashtu tha se duke pasur parasysh gjend

jen e varrezave në brendësi të qytetit , varrezat e reja kanë kushte shumë më të mira, duke thënë se aty do të vendoset edhe ndriçimi. Ai ka potencuar edhe iniciativën që sipas tij falë xhematit do të realizohet , dhe bëhet fjalë për frigo- dhomën ku do të vendoseshin kufomat. Varrezat e reja të qytetit kanë qenë domosdoshmëri e kohës pasi varrezat e qytetit janë të stërngarkuara , dhe shtimi i numrit të popullsisë në qytet ka ndikuar në ndërtimin e xhamisë së re dhe varrezave të reja të cilat janë financuar nga xhemati dhe donatorë të ndryshëm.

SHPËRNDAJE