Nuk ekziston asnjë shqiptarë, sidomos i Kosovës që nuk e njeh legjendën Fadil Vokrrin, qoftë nëse e ka parë duke luajtuar në fushën e blertë, qoftë edhe më të rinjët, të cilë kanë dëgjuar, apo kanë parë në YouTube videot, ku Vokrri dikur ka vallëzuar me topin, sikur Leo Messi në ditët e sotme.
Përveq që e njohin të gjithë, të ndjerin Vokrri edhe sa ka qenë i gjallë, por edhe pasi ka ndërruar jetë, ka qenë jashtëzakonisht i rrespektuar tek masa, mbase edhe nuk kanë ekzistuar të atillë që nuk e kanë dashur, edhe për shkak të karizmës së tij, prej një personi shembullorë, të cilin dikur shqiptarët e kishin fatin ta kenë edhe president të Federatës së Futbollit të Kosovës, ku edhe nën udhëheqjen e z. Vokrri, Kosova është pranuar në shtëpitë më të mëdha të futbollit evropian e botërorë.
Së fundi, madhështinë e Vokrrit, emrin e të cilit e mbanë edhe stadiumi i qytetit të Prishtinës, dikush, me apo pa vetëdije po mundohet ta dëmtojë, pra dikush, “Fadil Vokrrin” e madhë, po e don të vogël, po don t’ia humbë madhështinë, duke tentuar ta materializojnë gjithcka që lidhet me emrin e tij. E themi këtë, pasi që sot, nëpër media ka qarkulluar një lajm ku tregon se djali i Vokrrit, Gramozi, ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani e cila sipas tyre, do të ketë në shfrytëzim emrin e Fadil Vokrrit në aspektin komercial, cka ka shfaqur pakënaqësi tek dashamirë të futbollit, sidomos tek ata që Fadilin e kanë pasur sinonim të krenarisë, atëherë kur kombi ka pasur më së shumti nevojë.
I kontaktuar nga “Presheva Jonë”, djali i Vokrrit, Gramozi ka thënë se është e vërtetë se një kontratë e tillë është nënshkruar, por kjo nuk do të prekë as emrin e stadiumit, as kompeticionin në kuadër të FFK-së i cili mbanë emrin e Fadilit,, por vetëm ato që kanë të bëjnë me komercializëm, duke tentuar të mos lejohet përfitimi në emër të prindit të tij nga gjithkush, siq ka thënë Gramozi, djali i të ndjerit Vokrri.
Megjithatë, ka arsye të qëndrueshme për shqetësim, pasi që të gjithë e dijnë se edhe posedimi i emrit “Fadil Vokrri” i stadiumit të qytetit të Prishtinës, por edhe eventi në kuadër të FFK-së, për nderë të Fadilit janë komerciale, e për këtë arsye mendojmë se Gramozi ose është lajthitur me këtë veprim, ose me vetdije po dëshiron ta dëmtojë emrin e prindit të tij, por edhe të legjendës së gjithë shqiptarëve.