Analsitët dhe kritkët e njohur të filmit parashikon se aktorja Hailee Steinfeld, që luan në ‘True Gift’ do të fitojë çmimin e aktores më të mirë mbështetëse, në e jo Melissa Leo, e cila luan në filmin ‘The Fighter’. Përzgjedhjet tjera të Ebert përfshijnë Colin Firth, si kandidat për çmimin për aktorin më të mirë, për rolin në filmin ‘The King’s Speech’, por edhe Geoffrey Rush, që luan në po këtë film. Pjesë e parashikimeve të tij ndërkaq nuk janë fare filmat ‘127 Hours’ dhe ‘Winter’s Bone’. Megjithatë, Ebert pohon se parashikimet e tij për fituesit e Çmimit Oscar 2011 do të bëhen zyrtare sot

Roger Ebert, njëri prej kritikëve më të famshëm filmik, bën një përzgjedhje habitshme lidhur me fituesit eventual të Çmimit prestigjioz filmik. Edhe pse nominimet tashmë janë bërë zyrtare, parashikimet e Ebert ndryshojnë nga to. Ai po ashtu u ofron mundësi tifozëve që t’ia kundërshtojnë parashikimet, dhe të fitojnë një çmim shumë të konsiderueshëm prej 100,000 dollarësh – nëse i qëllojnë filmat dhe emrat. Cilët pra janë filmat dhe aktorët që Roger Ebert i sheh si fitues të Academy Awards 2011? Sipas portalit SunTimes.com, ai ka bërë një përzgjedhje të habitshme për sivjet. Ebert e ka cilësuar filmin ‘True Gift’ si favorit të tij për të fituar Çmimin për filmin më të mirë, duke e radhitur atë para ‘The Social Network’.

SHPËRNDAJE