Pamvarësisht nga statistikat serbe dhe manipulimeve me numrin e shqiptarëve ne kryeqytetin serb, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina (e veja e Rrahamn Morinës) e pranoi publikisht se në Beograd jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Por, sot nuk janë më aq, sepse u dëbuan ose nuk deshën  të mbetnin më “sharaxhinjë” të serbëve, kur këta të fundit masakronin dhe sharronin shqiptarët në Kosovë

Beograd, 14 shkurt / AIK-Presheva Jonë


Sipas regjistrimit të vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është “serbokroatishtja”. Sipas regjistrimit të vitit 1991 prej 4.985 shqiptarëve shumica janë deklaruar se i takojnë fesë myslimane, 95 prej tyre janë deklaruar katolikë, 14 ortodoksë, një protestant dhe një judist, njëri prej tyre ka thënë se është fetar por nuk e ka saktësuar se cilit konfesion i takon, 122 kanë thënë se janë ateistë, ndërsa 392 fare nuk janë deklaruar.

Këtyre të dhënave duhet shtuar, se me siguri për çdo vit kanë ardhur për të punuar në punët sezonale, ose përkohësisht, ilegalisht kanë qëndruar disa qindra shqiptarë, ndoshta ndonjëherë edhe dy-tri mijë, derisa nuk kanë filluar të ashpërsohen marrëdhëniet ndërnacionale në vitin 1981 në Serbi. Pas kësaj shqiptarët kanë shkuar nëpër republikat tjera, kurse pas vitit 1989 edhe në shtetet tjera si mërgimtarë politikë.

 

Pamvarësisht nga statistikat sipas regjistrimeve  serbe dhe manipulimeve me këto shifra, numrin e shqiptarëve, kohë më parë në Gjenevë Buba Morina (e veja e Rrahamn Morinës) e patë pranuar publikisht se në Beograd jetojnë mbik 100 mijë shqiptarë. Buba Morina në funksionin e ministreshës për migracion para mediave në palaltine  OKB-së duke juz përjgigjur pyetjes sonë rreth shqiptarëve në Beograd ajo pat deklaruar (në kohën kur friteshi dhe masaskroheshion shquptarët në Kosovë) nga serbët, se me krenari se “ne s’ kemi problem me shqiptarët tanë në Beograd, ketu kemi mbi 100 mijë shqiptare..” edhe pse ishte pëgjigjia e saj qesharake se “me shqiptarët e Begradit Serbia s kishte problem” mjafton e dhëna  esaj se atje deri dje , para lufte ishin mbi 100 mijë shqiptarë dhe me ta regjimi s ka problem, meqë ata sot nuk kanë as shkolla e as univesritet, nuk guxojnë as të qesin flamurin në ballkon e as të kremtojnë festat kombëtare 

Shpërngulja e familjeve shqiptare nga Beogradi ka filluar në vitet e tetëdhjeta, gjë që është përshpejtuar në vitet e 90-ta. Meqë ligji nuk e ka lejuar zëvendësimin e banesave midis Beogradit dhe Kosovës, familjet e interesuara serbe dhe shqiptare i kanë depozituar kontratat te avokati. Prej viteve të nëntëdhjeta e deri në deri në prill të vitit 2002 shqiptarët në Beograd nuk kanë pasur të drejtë të blejnë pasuri të paluajtshme. Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996 në zonën e Beogradit, 4.415 shqiptarë kanë pasur të drejtë vote. Poashtu, një numër i romëve nga Kosova janë deklaruar si shqiptarë. Këta gjatë bombardimeve të NATO-s protestuan me banderola: “Edhe ne shqiptarët jemi kundër bombardimeve”.

Në nëntor të vitit 1999 gazeta “Glas javnosti” e Beogradit (7. XI) dhe “Nezavisne novine” nga Banjalluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB të Serbisë kanë qenë 120 mijë. Këtu shihet qartë se gënjeshtrës e cila me vite është përsëritur ka filluar edhe t’i besohet ose ndoshta me qëllim është servirur për opinionn e vendit dhe atë botëror për t’u krijuar bindja për rrezikun nga ekspansionizmi i shqiptarëve nëpër tërë territorin e Serbisë. Kur në verë të vitit 1999 refugjatët serbë nga Kosova kanë ardhur në Beograd shumë shpejt “është zbuluar” se sa është numri i vërtetë i shqiptarëve në këtë qytet, dhe për këtë serbët e Kosovës janë zhgënjyer sepse më parë i kanë dëgjuar rrëfimet “se në Beograd jetojnë afro 100.000 shqiptarë dhe që serbë të cilët kanë arritur në kryeqytet janë shumë më pak sesa shqiptarët” (Vreme, 11.IX 1999). Serbët e Kosovës atëherë i kanë marrë listat me adresat e shqiptarëve në Beograd nga ndërmarrjet nga të cilat ata i kanë fituar banesat, të cilat më vonë i kanë blerë, dhe kanë kërkuar prej tyre që t’i lirojnë ose ta bëjnë zëvendësimin me banesat e veta në Kosovë.

 

Si e përjetuan kohën e luftës shqiptarët në Beograd në vitin 1999?

Me ardhjen në pushtet të Slobodan Milosheviqit, në shtypin vendas ka filluar të pohohet, e këtë e kanë përcjellë edhe gazetat e huaja, se në Beograd jetojnë prej 80 deri 100 mijë shqiptarë. Slobodan Milosheviq në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se “në Beograd i kemi 80 mijë shqiptarë. Me siguri asnjëherë nuk keni dëgjuar se ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjë problem. Ata i kanë dyqanet e vogla, ata janë punëtorë ose profesorë të universitetit”. Në “Nedelni telegraf” të Beogradit, më 2 qershor të vitit 1999, domethënë në flakën e luftës, gazetari Marko Lopushina fjalë për fjalë ka thënë se në Beograd “jetojnë afro 80.000 shqiptarë” duke shtuar se në mesin e tyre “janë rreth dhjetë mijë shqiptarë” – pronarë të ndërmarrjeve dhe zejeve private”. Pastaj ka bërë pyetje “a do të bëhet Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar”. Në gjykimin në Gjykatën e Hagës, më 19 shkurt të vitit 2002, Slobodan Milosheviqi e ka pyetur dëshmitarin, funksionarin e dikurshëm Mahmut Bakallin, “a e dini se në Beograd jetojnë 70 mijë shqiptarë? Dhe a mos dini se është diskriminuar ndonjëri prej tyre, kurse unë po ju them se në rr. Bulevardi i Revolucionit, nëpër të cilën me siguri keni shëtitiur, mund të shihni shumë dyqane me emrat e shqiptarëve…”(?!).


Shqiptarët në Beograd përpos problemeve të cilat i kanë përjetuar edhe më herët (mosbesimi, ofendimet, urrejtjet ndaj tyre). Korriku dhe gushti i vitit 1999 ishin muajt më të vështirë për shqiptarët në Beograd. Disa prej tyre u sulmuan fizikisht, kishte edhe ofendime të rënda. Shumë dyqaneve të shqiptarëve ua thyen xhamat. Një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit në maj të vitit 1999 u burgos me akuzë se ka përgatitur akte terroriste. Gjatë seancës kryesore të të akuzuarit në mënyrë të hollësishme e përshkruan torturën që përjetuan gjatë paraburgimit nga ana e policisë, ku siç thanë ata me forcë kanë qenë të detyruar ta pranojnë kryerjen e veprave penale me të cilat janë rënduar. Pas disa muajsh shumica e tyre janë liruar si të pafajshëm.

Me ardhjen e refugjatëve serbë nga Kosova jeta e shqiptarëve u bë edhe më e vështirë. Atëherë një numër i madh i tyre vendosi të shpërngulet nga Beogradi nga frika për të ardhmen. Për një kohë të shkurtër janë larguar rreth 300 familje, përkatësisht rreth 1.500 deri 2000 shqiptarë. Gjatë kohës së luftës kur disa shqiptarë u larguan nga Beogradi banesat e tyre i zunë refugjatët serbë nga Kosova, me justifikim se ne na kanë përndjekur shqiptarët, prandaj ne kemi të drejtë të veprojmë kështu thoshin ata. Me saktësi nuk mund të thuhet sesa është numri i atyre që ua kanë zënë banesat. Në mesin e tyre ishte edhe banesa e Xhavit Shabanit, pensionist i Sigurimti Shtetëror të Serbisë, i cili vite me radhë kishte për detyrë që të kontrollojë se çka bëjnë dhe si veprojnë shqiptarët në Beograd, pastaj banesa e gazetarit të njohur Bahri Canit, të cilit banesa iu kthye pas tri vitesh. Banesën ia kanë zënë edhe aktorit Enver Petrovcit, të cilën ia ka ndarë qyteti i Beogradit, nga e cila më vonë ka hequr dorë. Pushteti fare nuk u ndihmoi shqiptarëve në këto raste. Kur këta kërkonin ndihmë, policia u thoshte duhet t’ia paraqitni ankesën gjykatës.

Çfarë kanë punuar shqiptarët në Beograd?

Në fillim të shek. XX në Beograd, jetonin afro njëqind shqiptarë, shumica prej atyre kishin ardhur për bukë goje. Sidomos binin në sy salepçinjtë dhe bozaxhinjtë, të cilët ishin të veshur me rroba kombëtare shqiptare. Në kokë e mbanin plisin të mbështjellur me shall. Në rrugë gjithashtu mund të shiheshin, sipas Aleksandër Derokut, ‘grupet me nga dy-tre turq’, siç i quanin atëherë, në rroba të veta nga shajaku i bardhë, me sharra dhe me kambalecat në krah. Ata sharronin dru ahu ‘në katër prerje, pesë copa’ ose ‘në tri prerje, katër copa’, ashtu siç merreshin vesh”. Piktorja Nadezhda Petroviq në vitin 1905 e pikturoi “Sharraxhiun”. Rreth brezit kishin armë, kurse në këmbë kallce të bardha shqiptare. Gazeta “Radniçke novine” e Beogradit në vitin 1913, shkroi: “Ne në Beograd shqiptarët i njohim si mjaft të vyeshëm dhe punëtorë mjaft të mëdhenj, të cilët buzë lumit Sava dhe Danub i ngarkojnë dhe shkarkojnë barrët, ata janë druprerës, bozaxhinj, salepçinj etj. dhe ende nuk ekziston asnjë beogradas i cili është ankuar në përctacinë e tyre”. Gjithashtu është interesant se çka shkruan deputeti italian, Aleksandër Giçoli, i cili në ditarin e vet të 25 prillit të vitit 1905, e shënoi: “… në Beograd, ku në fakt nuk ka klasa të caktuara shoqërore, ku ende nuk janë krijuar fabrikat as që ka ndonjë lloj industrie, punojnë vetëm disa qindra shqiptarë dhe boshnjakë….” Në atë kohë në Beograd u shkollua edhe një numër i vogël i shqiptarëve. Midis tyre ishte edhe Nikollë Ivanaj, bashkë me dy anëtarët e familjes së vet, Martin dhe Mirash Dodë Ivanajn, të cilët merreshin me poezi në gjuhën serbe. Ata i botuan vjershat në vitin 1906-1911 në disa revista dhe gazeta të Beogradit.

Shumica e shqiptarëve vinin në Beograd kohë pas kohe për të fituar mjete për jetesë. Gazeta “Politika”, më 2 prill të vitit 1939, e botoi artikullin me titull “Shqiptarët – kurbetçinj të cilët u shesin dru me kredi beogradasve”. Në të thuhet se “sikur të mos kishte dru njeriu do të detyrohej të mendonte se çka do të ndodhë me shqiptarët, e çka pastaj me Beogradin e varfër sikur të mos kishte shqiptarë”. Beogradasit nga shqiptarët kanë blerë dru për t’u ngrohur gjatë tërë muajit, kurse e kanë paguar në fillim të muajit tjetër. “Nëse rastësisht lihet anash ndonjë muaj, pagesa vazhdohet deri në verë”. Në këtë artikull zhvillohet biseda me kurbetçiun, Xhabirin, kryetarin e bursës së kurbetçinjve. Në Beograd ka ardhur nga rrethi i Gostivarit dhe Tetovës. Në atë kohë shqiptarët kryesisht ishin të veshur me kostumin karakteristik të shqiptarëve, dhe me plis të bardhë në kokë. Në fotografinë e njohur të demostratës së mbajtur më 27 mars të vitit 1941, shihen dy shqiptarë demonstrues që mbajnë flamurin. Mirëpo, më vonë kur kjo fotografi është botuar në gazeta ose në libra, zakonisht ata dy shqiptarë janë hequr me qëllim që ata të mos shihen fare.

SHPËRNDAJE