Për të udhëtuar me automobil më nuk duhet i ashtuquajturi “kartoni i gjelbër” për të hyrë në shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe shtetet Kroaci, Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Andora, ka njoftuar “Shoqata e sigurimeve të Serbisë”.

 

Preshvë, 13 qershor

 

Nga shtetet e regjionit kartoni i gjelbër duhet vetëm për të hyrë në Maqedoni dhe Bosne dhe Hercegovinë, pasi këto dy shtete nuk janë anëtare të marrëveshjes multilaterale. Serbia nga 1 janari i këtij viti është anëtare e marrëveshjes multilaterale, për të cilat për të udhëtuar me automobil në shtetet e përmendura do të jetë e nevojshme vetëm targa e regjistrimit gjegjësisht ngjitësi i regjistrimit. Në rast se keni ndonjë aksident, duhet të posedoni me rregull dhe të nënshkruani “raportin Evropian” së bashku me pjestarin tjetër të aksidentit, njofton TvP. Kujdes të veçantë duhet të keni në të dhënat e lejes së veturës dhe polisës së sigurimit që e mbush pala tjetër që ka marrë pjesë në aksident. Kjo shoqatë sugjeron se në rast aksidenti duhet të insistohet që të vijë policia në vendin e ngjarjes kur do që të jetë e mundur për shkak të krijimit të raportit rreth aksidentit. Nëse dëmin e ka shkaktuar vetura me targa të shteteve ku ka ndodhë aksidenti, atëherë kërkesa duhet të dërgohet tek shtëpia e sigurimeve që ka siguruar atë automobil.

SHPËRNDAJE