Shkruan: Shkodran Ismaili

Dua ta them nje te vertete te madhe, si nje ish punetor i Administrates Komunale te Komunes se Presheves. Deri tani kam heshtur paksa, por jo per ndonje arsye subjektive, por per shkak te angazhimeve ne studime. Jam punesuar me date 16 Mars 2011, ndersa i kam nderprere marredhniet e punes, ne menyre vullnetare me date 31.12.2015 per shkak te studimeve ne Vjene. Jam punesuar se bashku me tre shoke dhe qe te gjithe ishim te kualifikuar per ti ushtruar punet tona. Ne veren e po te njejtit vit (besoj qe nuk gabohem sepse nga te dhenat e shumta, mund dhe ti ngaterroj datat) u mbajt nje proteste kendej dhe andej kufirit; Miratoc dhe Llojan.

Protesta ishte e koordinuar ndermjet dy Komunave, te Presheves dhe te Likoves se Kumanoves. Megjithese kishte nje numer jo dhe shume te madh te protestuesve, ajo ishte e kenaqshme sepse ishin te pranishem kryetaret e Komunave te Presheves dhe Likoves, shume kryetare te partive politike, personalitete publike, OSBE, qe e „monitoronte“ kete event protestues dhe qytetare te shumte. Me fjalime ju drejtuan mases, ish kryetari i Komunes dhe personalitet te tjera. Mirepo, ajo qe dua ta them dhe qe eshte me esencialja, e qe kjo qeverisje me te madhe po propagandon dhe trumbeton se askush nuk ka bere asgje, eshte se; aso kohe, une isha akoma i pasistematizuar me vendim si punetor i Administrates dhe per fillim u vendosa ne zyren e Sekretarit te Kuvendit juristit te zoti z. Naser Pajaziti (tani aktualisht NOTER ne Republikes te Kosoves) dhe kam qene deshmitare per kete gje. Dhe gjeja me e rendesishme eshte se, per ta thene te VERTETEN dhe vetem te VERTETEN, dua te theksoj me te madhe se, pas protestes u vendos t’ju ercjellen perfaqesive te huaja materialet.

Shkresat se bashku me disa foto nga protesta, te bashkangjitur me nje peticion te nenshkruar nga dhjetera e qindra nenshkrues, te vertetuar zyrtarisht nga autoriteti i Administrates Komunale dhe te bashkangjitura plus me nje Shkrese nga ish kryetari i Komunes dhe te nenshkruar e vulosur nga ai, te bashkangjitur me pjese nga dokumente te rendesishme nderkombetare dhe europiane per bashkepunimin nderkufitare dhe nderrajonal, te perkthyera dhe ne anglisht nga perkthyes te autorizuar, u jane derguar ne adrese te sakte perfaqesive te hauja; duke filluar nga Ambasada e SHBA, e Mbeterise se Bashkuar, e Gjermanise, Frances, Ausrise,Turqise, Italise, shteteve te Beneluxit dhe disa shteteve tjera te rajonit dhe pertej. Pastaj shkresat dhe kuvertat me materiale ju kane derguar edhe OSBE –se Keshillit per te Drejtat dhe Lirit e Njeriut te Serbise ne Beograd dhe shume e shume institucioneve te rendesishme relevante te akredituara ne Beograd.

Madje madje, per ta theksuar dhe per ta fuqizuara kete gje, kuvertat me materiale ju kane derguar edhe ne adrese te Zyres se Kombeve te Bashkuara ne Beograd, si institucioni kulmor nderkombetar. Pra, te nderuar lexues dhe ju qytetere, nuk eshte se askush nuk ka bere asgje per kete ceshtjen e kufirit, por perkundrazi edhe qeversijet e mehershme e kane pasur galje e dert kete gje. Madje ne shume takime, tyreza, diskutime e publikime te gjithe njezeri edhe kryetarer e Komunave edhe kryetaret e partive politike dhe te Keshilli te Drejtave te Njeriut kane folur dhe e kane shprehur shqetesimin e tyre. Deke e pare krekosjen pa te drejte e pa vend te kreut te Komunes, madje edhe propaganden dhe trumbetimin e tij demagogjik per kete gje, vendosa te deshmoj si nje ish punetor i Administrates se jo gjithcka eshte e vertetete ajo qe thuhet.

Gjerat qe u thane ketu jane te gjitha te arkivuar dhe zyrtare, prandje dhe mund te vertetohen. Une thjesht, i kam shkruajtur adersat e me shume se njezet institucioneve e perfaqesive te huaja, derguar per problematiken e kufirit Llojan Miratoc, gejgjesisht Likove – Presheve. Dhe le ta dim nje gje te gjithe sebashku. Nese hapet kufiri, nuk eshte merite e vetem nje njeriu, nje qeverisje e nje partie. Madje Komuna nuk ka kompetence ligjore per ta hapr kufirin, thjesht ne jemi duke perfituar nga proceset qe po ndodhin per interesa shteterore dhe te tjera. Kaq eshte e thjesht kjo gje.

SHPËRNDAJE