Konferancë shtypi e zv.kryeministrit të Republikës së Kosovës Hajredin Kucit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë

Sa i përket zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës, z.Kuci gjatë një takimi me përfaqësuesit e mediave botërore në OKB tha se “apelet e Këshillit të Sigurimit dhe në vecanti ato të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon besoj se palët në rajon i kanë kuptuar se duhet krijuar kushtet, eliminuar barrikadat dhe srkukturat paralele për të filluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Burksell, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”

Gjenevë/OKB, 18 nëntor/ AIK-Presheva Jonë

Delegacion nga Republika e Kosovës i prirë nga zv.kryeminsirtri Hajredin Kuci i ftuar në Gjenevë të marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar të Crans Montana, sot ka takuar përfaqesuesit e mediave botërore të akredituar në OKB-së. Në praninë  e dhjetra gazetarëve  sot në lokalet e Pallatit të Kombve të Bashkuara në Gjenevë  zv.kryeminsitri dhe minsitri i Drejtësisë z.Hajredin Kuci i shoqëruar nga Driton Lajci dhe Mejdi Bektashi në këtë konfrenecë shtypi me moton “Kosova, tri vjet pas pamvarësisë, larg e afër anëtarësimit në OKB”, fillimisht folën për situatën  aktuale në Kosovë dhe progresin e proceseve politike dhe atë ekonomike, zhvillimore në vend.

“Kosova pas 12 vjetëve clirimi dhe 3 vjet pamvarësie eshte shndrruar në një factor pasqeje dhe stabilieti në rajon, për cka po dëshmonë edhe prania e madhe  investiotrëve numir I të cikëve ditë esa vie po rritet..” th në fillim  tëketij takimi të zy.kryminsitrit Kuci me gazeatrët e akridtuar në Kombet e Bahkuara. Duke folur për sigurinë në verdn ai tha, ndër tjera se sot qeveria  e Kosovës bashkë me insitucionet e saj dhe ndërkombëtarët po bën gjithëcka që në vendin tone të funksionoj shteti juridik, duke krijuar siguri dhe lëvizje të lirë për gjithë qytetarët  tanë…”

Sa i përket zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës, z.Kuci gjatë një takimi me përfaqësuesit e mediave botërore në OKB tha se “apelet e Këshillit të Sigurimit dhe në vecanti ato të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon besoj se palët në rajon i kanë kuptuar se duhet krijuar kushtet, eliminuar barrikadat dhe srkukturat paralele për të filluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksell.

 “Nuk pranojmë kurrëfarë ndarjesh apo këmbi territoresh të Kosovës. Kosova ka sot kufijt e vet shtetëror dhe ky integritet territorial duhet rrespektuar edhe nga pala serbe të cilët nuk duhet të bijnë pre e provokimeve të regjimit të Beogradit, sepse perspektiva e tyre është kah Kosova dhe ata i posedojnë gjitha mundësitë dhe kushtet për integrim në shoqërinë tonë..”, ka nënvizuar kreu i qeverise kosovare z.Kuci, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”

Duke ju përgjigjur pyetjes vijuese rreth njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB z.Kuci ka konnfirmuar sot në Gjenevë  se “aktualisht Kosova njihet nga 86 vende botërore, kryesisht nga ato të BE-së, SHBA-të, Zvicra dhe disa vende arabe…Gjatë ketij viti, gati për  cdo muaj kemi pasur nga një apo dy njohje nga vendet botërore që kishin  kuptuar realitetin në Kosovë, të cilat vende kishin hezituar ta na njohin der më tash. Pra paralel me lobimin për njohje Kosova sot është duke lobuar edhe për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në OKB-së.

 

 

SHPËRNDAJE