Me lotë gëzimi dhe me brohoritje janë pritur grupi i alpinistëve të cilët u ngjitën në Everest me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.

“Për mua pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e klimatizimit e cila ka qenë një periudhë shumë e gjatë mbi tre javë, ndërsa cuditërisht dita finale e cila ka qenë dita e sulmit kundër majës, të paktën për mua personalisht ishte një ditë jo aq e vështirë nga sa e prisja”, tha Gjergj Bojaxhi.

“Ishte një nga ngjitjet më të vështira që kam bërë, ishte një ekspeditë shumë e gjatë më tepër se dy muaj. Nuk ishte vetëm maja por edhe periudha e klimatizimit që ishte shumë e vështirë” e Fation Plaku, alpinist

“Çdo kontinent ka majën më të lartë janë shtatë kontinente, janë shtatë maja kështu që synimi është të kapim shtatë majat”, tha Gjergj Bojaxhi për synimet e ardhshme.

SHPËRNDAJE