Vizita e cila ka filluar në shtëpinë e kulturës në Preshevë, ku është duke përfunduar projekti i rregullimit të hapsirave për nevojat e RTV Presheva, dhe fakultetin për mësim në gjuhën shqipe, ka vazhduar edhe në shkollën e mesme teknike, pastaj në bashkësitë lokale të Norçës, Miratocës dhe atë të Zhunicës.

Arditë BEHLULI

Preshevë,24 mars / AIK-Presheva Jone

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, me bashkëpuntorët e tij, ka vizituar sot të gjitha punët që janë duke u kryer në komunën e Preshevës. Vizita e cila ka filluar në shtëpinë e kulturës në Preshevë, ku është duke përfunduar projekti i rregullimit të hapsirave për nevojat e RTV Presheva, dhe fakultetin për mësim në gjuhën shqipe, ka vazhduar edhe në shkollën e mesme teknike, pastaj në bashkësitë lokale të Norçës, Miratocës dhe atë të Zhunicës. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, theksoi se vizitat janë bërë me qëllim të krijimit të presionit tek punëkryesit, në mënyr që sa më parë të kryhen punët në projektet që kanë filluar vitin e kaluar Edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë Branko Delibashiq, deklaroi se në komunën e Preshevës, është duke u bërë punë mjaftë e madhe në infrastrukturë, për një jetë më të mirë të qytetarëve. Nga ana tjetër kryetari Mustafa, tha se pret që të gjitha punët të kryhen në kohë sa më të shpejtë, në mënyr që të fillohet me projekte tjera të parapara për këtë vit. Punët e që janë inspektuar sot për së afërmi nga kryetari i Preshevës, kanë filluar në vitin e kaluar, kurse për shkak të kohës jo të mirë ato janë ndërprerë në dimër, ndërkaq menjëherë në pranverë ato kanë filluar përsëri me fazën përfundimtare

SHPËRNDAJE