Preshevë, 29 mars  -Fluturimin e avionëve luftarak mbi Preshevë lidhen me ngjarjet në veri të Kosovës dhe paraqet një lloj presioni indirekt mbi shqiptarët në Preshevë, tha presidenti i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Prof. Shukri Ymeri ne nje bisde per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Avionët luftarak serb mbi vendbanimet shqiptare në Luginen e Preshevës me shume se  provokim, presion!

Sipas tij fluturimet djeshme të Ushtrisë së Serbisë “krijuan panik dhe frikë për qytetarët që menjëherë ata dolen nga shtëpite, kurse femijet nga shkolla, për të parë se çfarë po ndodhte.”

“Peresonalit une dje isha në Preshevë dhe me syte e mi pashë se rreth ores 14:00 orë mu ne olhenn kur nxensit ishin duke msuar ne shkolla, pash dy fluturime te aeroplanë ushtarakë në një lartësi prej rreth 50 metra me një zhurme të tmerrshme, qe i kemi degjuaa e pare vetem ne kohen e luftes se kohes se Miloshevicit”.. tha Ymeri.

Ai tha se qytetarët e Preshevës bindur se rasti është i lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, sepse kjo ka ndodhur vetëm disa ditë pas arrestimit të drejtorit të Zyrës së Qeverisë për Kosovën Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.

“Ne duket se jemi bere sendvich, viktime e problemeve mes Kosoves dhe Serbisë dhe sikur ne po i paguajme mosamrrveshjet mes Boegradit dhe Prishtines dhe incidentet mes tyre, sikur ai i fundit me Gjuruqin. Kjo na len pershtypjen se Serbia nuk po ka cfare t’i beje Kosovës e heq nervozen mbi ne?!, kjo qe na kujton at thënien, hidhero gomari, e mëshoj samarit…” ka thëne z.Shukri Ymeri për agjencine lajmeve “Presheva Jonë”

“Unë mendoj se ka një lidhje për shkak se dikush ushtria në Preshevë nuk ka shpallur ushtrimin, si zakonisht. Unë mendoj se shteti dhe Ministria e Mbrojtjes dhe ministrit Aleksandar Vulin kërkuar për duke treguar një forcë për ne, sepse ne nuk e kemi parë avionë ushtarak ndoshta qe vjet, qe nga koha  e Miloshevcit. ” tha ne fund z.Ymeri

 

Sipas tij, qytetarët e Preshevës panë tre a kater avion luftarak permes  dy trurneve qe fluturuan mbi qiellin e qytet te Preshevës me shumice shqiptare,  në fluturim të ulët dhe avioni nuk po i afrohet territorin e Kosovës nga e cila Presheva ka a ska dhjet kilometra afër.Beta

 

SHPËRNDAJE