arifififRamaad11Shqipërim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës ne bisede me bashkepuntorin e agjencise  se lajmeve “Presheva Jonë”

 

Pas 70 diteve Lugina e Preshevës  me qeveri te re, bashkepunetori i agjencise se lajmeve “Presheva jonë” Fahmi Ramadani ka trokitur ne dyert e kryetarit te Preshevës Shqipërim Arifi për te mësuar mbi te rejat nga jo komune qe te gjithe i kane syte nga ai.

 

Shqiperimi, dukej një burrë i ri, modest, me një kulturë vërtete më të avancuar çfarë kishte më parë në këto institucione. Ai të linte përshtypje të mirë si në pritje, por dhe në bisedën që patëm gjatë një kohë të shkurtër. Kryetari  i ri i Preshevëse dhe nga puna ishte “gjerman”, cka duket se ai nga Gjermnia sa ihste atje, kishte mbjellur e perfituar shumë.

 

 

Rruget e Preshevës do t’i rregullojme, do t’i bejme aeroport, me ngjy krip!

 

Pyetjes së eparë se çfarë don te thote t ejesh ne  kryete nje Komunës me mbi 50 mije qyetetare fillimisht z.Arifi për abguencie e lajmeve “Presheva jonë” ka dekalruar se “puna e Kryetarit të Komunës është nga vetë natyra përgjegjësi, pasi që i administron të gjitha çështjet e qytetarëve të komunës të cilat janë me rëndësi të madhe që të krijohet kualiteti i jetës në komunë. Nuk mund të them se është privilegj, pasi që ne kemi marrë detyrën me filozofinë që t’i shërbejmë qytetarëve, pra jemi shërbëtorë dhe jo si në praktikat e deritanishme, të sundojmë dhe manipulojmë me përgjegjësinë publike. Ky është dallimi esencial i kësaj qasjeje të menaxhimit të tanishëm të Komunës nga e kaluara dhe jo në fokus të parë të jenë privilegjet e caktuara”

Ndersa rrethe prioriteve te kreut te komunes se Preshevës  ne vazhdim ai ka phuar se, një është që kemi bërë qartësi të situatës financiare të komunës e cila është negative dhe në një te ardhme të shkurtër do të bëhet publike për qytetarët.

“Tjetra është që kemi kthyer besimin tek ndërkombëtarët dhe organizatat e tyre që të fillojnë të bashkëpunojnë me komunën tonë në fusha të ndryshme, gjë e cila i ka munguar 10 viteve të fundit komunës, për shkak se kemi pas një politik të pakuptimtë. Gjithashtu, kemi ndërtuar një komunikim me rezultat që bashkëpunimi të zhvillohet dhe të forcohet me Qeverinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, gjë e cila do të shkojë në favor të qytetarëve tanë.” ka shtuar Shqipërim Arifi

Ndërkaq, pyetja e tretë është se cilat do të jenë tri objektivat gjatë mandatit te tij si udhëheqës i Komunës së Preshevës, ai ne fund ka thëne se “natyrisht qeverisja e mirë, duke kthyer profesionalizmin në të gjitha shërbimet e Komunës dhe punët e saj. Tjetra është zhvillomi ekonomik, duke krijuar vende të reja të punës dhe kështu pra duke zhvilluar perspektivën ekonomike për qytetarët tanë. Kemi nisur nga infrastruktura, rregullimin dhe asfaltimin e rrugve, duke nisur me ate kyrsore  te cilen do te bejme aeroport, me ngjy krip. Dhe së fundi është depolitizimi i institucioneve publike dhe të shoqërisë sonë, gjë e cila është me rëndësi të madhe për të ndërtuar një shoqëri të shëndoshë dhe një mirëqenie sociale për të gjithë qytetarët pa dallim race, etnie, apo religjioni.”shiperr11

SHPËRNDAJE