Bujanoc, 5 maj  -Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri sot ka vizituar per here te pare komunen e  Preshevës dhe Bujanocit meqerast eshte rtiru nga kyretafi Shaip Kamberi dhe Jonuz Mulsiu, kryetar i KKSH-së, me te cilet kane diskutuar  për situatën aktuale me udhëheqjen lokale, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Kryeari i Bujanocit Shaip Kamberi, tha sot, pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri se ne te ardhmen do të vendoset ura bashkëpunimi më të mirë në mes të dy komunave sidomos në fushën e kulkutres dhe  biznesit.

 

Musliu: Takimi me vëllaun tone nga Mitrovica, kryetarin Agim Bahtrin – historike!

Qëllimi i vizitës së kryetarit të Komunës së Mitrovicës jugore, institucioneve në Luginë të Preshevës, ishte njohja për së afërmi me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre komunave më karakteristike në hapësirat shqiptare.

I pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, e njoftoi për së afërmi mikun e tij Agim Bahtiri, për zhvillimet politike në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë lidhur me ngjarjet e fundit, të cilat në masë të madhe kanë ngritur tensionet në këtë rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u bisedua për gjetjen e rrugëve të përbashkëta për krijimin e një ambienti të volitshëm për bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor, ngase këto komuna kanë nevojë për një stabilitet politik, si parakusht për zhvillim ekonomik.

 

Kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka deklaruar për agjencine lajmeve “Presheva jonë” se takimi i steom ne Bujanoc me z.Bahtiri nga Mitorovica ishte me shumë se zyrtar, ishte takim vëzore dhe hiostorik. Ne fund jane kembyer mirënjohje mes Musliut dhe Bahtirit , njeri duke dhuruar Koosoven e tjerti Kosovën Lindore.  Ndërsa z. Kamberi, se është mirë që vendosur bashkëpunim të tillë dhe shpreson se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos sa i përket integrimit në BE.

“Bashkimi i gjithë neve na forcon në rrugën tonë drejt integrimeve Europiane, duke i lënë pas ndarjet politike” – deklaroi Bahtiri. Mes kryetarëve Musliu – Bahtiri, u shkëmbyen dhuratat në shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit, me shpresën e madhe se vizitat e këtij lloji në të ardhmen do të jenë më të shpeshta.

“Ne biseduam për bashkëjetesën dhe për të ulur tensionet në këto komuna, apo edhe se nuk ka tensione dhe se ajo është duke punuar për të përmirësuar situatën në të dy komunat”, tha Bahtiri.

 

SHPËRNDAJE