Résultat de recherche d'images pour "me fat kurban bajrami presheva"Të respektuar qytetarë të Luginës së Preshevës, Motra dhe vëllezër të besimit islam, Kam kënaqësinë t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirën e madhe, që kjo festë t’ju sjell sa më shumë gëzime, mirëkuptim, paqe, solidaritet, shëndet e harmoni në familjet Tuaja.

Kjo festë kaq e dashur për myslimanët e gjithë botës, i gjen të bashkuar qytetarët e Luginës së Preshevës, në tolerancë , bamirësi e vlera të tjera shumë të dobishme për shoqërinë tonë. Jetësimi i këtyre vlerave njerëzore, janë një hap i sigurt drejt një të ardhme më të mirë të kësaj Lugine.

Kurban Bajrami, gjithashtu, është një festë, që manifestohet përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, begaton sofrat e nevojtarëve,bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit.

Me fat e shëndet festën e Kurban Bajramit!

Jonuz Musliu, kryetar iu KKSH-së, Bujanoc

SHPËRNDAJE