Nga Enis Presheva

Sa larg mund të shkojë injoranca e njeriut! Akoma ka të tillë që thonë “muslimanet (gratë) paguhen që të mbulohen”. Injoranca e tyre edhe çmimore ka fiksuar në kokat e tyre. Tregojnë se çmimet varojnë nga 300€ deri 500€ në muaj.
Po a e dini sa lehtë është ta vërtetoni a paguhen a jo?! Ju duhet vetëm t’ua ofroni të njëjtin çmim për tu zbuluar dhe do e kuptoni të vërtetën nga reagimi i tyre. E nëse nuk pranojnë provoni edhe me 10fishin e çmimit që kinse po marrin. Nëse as këtë ofertë nuk e pranojnë, atëherë së paku ju pranoni se jeni të privuar ta kuptoni që dashuria ndaj Krijuesit tejkalon çdo dashuri tjetër. Nënshtrimi ndaj Krijuesit në fakt është çlirim. Njeriu i lirë është vetëm ai, i cili është nënshtruar Krijuesit të gjithësisë. Dhe asnjë tjetër.
Por çfarë të bëjmë ne nëse ju nuk arrini dot ta kuptoni këtë? Asgjë… përveç të lutemi për ju.

SHPËRNDAJE