L’image contient peut-être : 4 personnes, dont Ragmi Mustafa, personnes debout et costumeNjë delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar me në krye kryetarin Ragmi
Mustafa sot u mirëprit nga kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në Shkup, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjatë këtij takimi u trajtuan një mori temash dhe sfidash që kanë të bëjnë me
avancimin e të drejtave kombëtare dhe pozita në të cilën janë tashmë shqiptarët e Luginës
së Preshevës si dhe çështjet që kanë mbetur peng i mungesës së lëvizjes së lirë.

Theks të veçantë i kushtuan edhe çështjes së arsimit, përkatësisht studentëve të
Luginës së Preshevës që studiojnë në institucionet e shkollimit të lartë në Maqedoni.
Kryetari Mustafa kërkoi që studentët e Luginës së Preshevës të trajtohen po me të njëjtat
kushte me të cilët trajtohen edhe studentët nga Maqedonia.

Si në aspektin e tarifave semestrale në universitetet publike, përfitimit nga bursat, internshipet dhe konviktet. Gjithashtu takimi kaloi në një atmosferë shumë vëllazërore dhe mirëkuptimi të përkushtuar në gjetjen e mundësive për të tejkaluar sfidat dhe çështjet e hapura.

SHPËRNDAJE