musllssPrishtine, 17 gusht – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur në takim nje delegacion nga Bujanoci, te prire nga  kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës,  z .Jonuz Musliu,  me ç`rast  kane biseduar për  çështjen e teksteve shkollore dedikuar  nxënësve shqiptarë  të Luginës së Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

 

Nga ky takim mes kreut te KKSH-se Musliut dhe ministrit Bajrami, ky i fundit ka shprehur gatishmerine per te ndihmuar arsimin shqip ne Luginen e Presheves, duke filluar me zhbllokimin  e problemit te teksteve ne gjuhen shqipe per nxenesit ne Medvegje, Bujanoc dhe Presheve.

 

Musliu sot ne Prishtine, neser ne Tirane..per zhbllokimin e problemit te teksteve ne gjuhen shqipe per nxenesit ne Luginen e Presheves 

Ndryshe kryetari KKSH Jonuz Musliu, njeherit kryetar i Kuvendit e Bujanocit  pas takimit me ministrin kosovar Bjarami ka deklaruar per agjencine e lajmeve “Presheva jone” se “takimi ne fjale kishte te bente me ndihmesen e qeverise se Kosoves, ne kete rast te ministrise se arsimit per te siguruar  tekstet mesimore por edhe ne  perkthimin e tyre pas marreveshjes se fundit me Beogradin. Me kete rast nga ministria e  arsimit ne Kosoves kemi marrur mbeshtetje dhe perkrahje ne kete dejtim. Nje ndihmese te tille presim padyshim edhe ministria e arsimit shqiptar ne Tirane..”

 

Sipas Musliut “marreveshje e nenshkruar dite me pare ne Beograd me ministrin e arsimit serb per tekstet shkollore ne gjuhen shpipe per Luginen e  Presheves, do te jete e vlefshme, vetem atehere nese ne perpilimin e ketyre teksteve marrin pjese me komisione perkates, perkthyes dhe lektore profesional nga Prishtina dhe Tirana..”

Gjithashtu, sa i përket kuotave për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të kërkohet zgjidhja përmes shpalljes së konkursit plotësues për regjistrim të studentëve në vitin e parë akademik 2016/2017.

Pas vizites se Jonuz Musliut ne Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë te RK,  “Presheva jone” meson  se diteve te ardheshme nje takim te tille do te zhvillohet edhe ne ministrin e arsimit shqiptar ne Tirane.

Do perkujtuar se Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2015/16, i ka nisur tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës,  ndërsa edhe sot e kësaj  dite, kanë mbetur në terminalin doganor në Preshevë.

SHPËRNDAJE