lugina-300x198Tiranë, 17 qershor  -Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu ka realizuar disa takime ne  Tiranë me zyrtarët e lartë të Ministrisë e Arsimit të Republikës së Shqiprisë, ku është interesuar për së afërmi rreth pranimit të studentëve nga Lugina e Preshevës si dhe sfidat tjera të arsimit që tashmë janë ridiskutuar, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Kryetari Musliu ka kërkuar që kuotat e ndarë për Trojet nga Universitetet shtetrore të Republikës së Shqiprisë, përkatësisht kuota e ndarë për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja e që gravitojnë Shqiprinë për studime të rritet.

Ndërkaq sa i përket kësaj teme është dakorduar që paraprakisht të dërgohen preferencat e studentëve në ardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Gjithashtu, në këto takime është diskutuar edhe për çështjen e të diplomuarve nëpër universitetet e Shqiprisë, çka është theksuar se shteti Shqiptar do të angazhohet përmes diplomacis që Diplomat univeristare të përfituar në Shqipëri të nostrifikohen në Serbi pa pages dhe pa pengesa.

Vlen të theksohet se në takim kryetari Musliu ka hasë në mirëkuptim sa i përket kërkesës për trajnimin e mësimëdhënësve në lëndët specifike në kuptimin e metodikës dhe mësimdhënies, puna me librat e rinjë të cilët tashmë janë në përdorim në Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE