Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, ka pritur sot ne nje vizitë  kreun e  shoqatës “Vatra” me te ciolet u bisedua mbi situaten aktuale ne Luginenne preshves. nga ky takim mes keryetarit te KKSH-se y.Beqiri dhe kryetarit te “VaRra” z.Kadriu u tha se Lugina e Preshves domsodo duhet perfhsihet ne dialogun mes Prishtines dhe Bopegradit, me qellim te stabiliteti ne rajon, njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”

 

Metali KRASNIQI

Bujanoc, 21 gusht

 

“Qëllimi i kësaj vizite është që ta përgëzojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar  me  rastin e  vendosjes në objektin e ri, me  ç’rast uruam  që punët të ecin sa më mirë që  është  e  mundur për  zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët  e  Luginës së Preshevës..”,  ka dekalrua ne fund pas takimit  kryetari  i shoqatës “Vatra” z. Sejdi Kadriu, njofton agjencia informative kombetare “Presheva Jone”

 

Ndërkaq,  gjatë kësaj vizite  u  bisedua edhe për situatën aktuale në Luginën e Preshevës dhe më gjerë, me theks të veçantë për  bisedimet  Prishtinë – Beograd. Të dy kryetarët  ishin të mendimit  që  edhe Lugina e Preshevës  duhet të  jetë pjesë e këtyre bisedimeve.

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, falënderoi për  vizitën dhe kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” që edhe më tutje  të  vazhdojë ky bashkëpunim.

SHPËRNDAJE