Gjenevë, OKB, 8 prill  -Me rastin e Ditës së Qyteteve të organizuar nga UNECE  sot ne Pallatin e Kombeve te  Bashkuara ne Gjenevë ka qendruar kryebashkiaku i kryeqyteti shiptar Erion Veliaj. Ai mori pjesë në tribunen me moton: Qytetet si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm (Cities as drivers of sustainable development) ku mori pjese edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranes Erion Veliaj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga selia e OKB-së.

Nga Nefail MALIQI, UN Geneva

Ne kete  takim pos z.Velijaj nga Tiara  moren pjese edhe autoritetet gjenevase ato te OKB-së edhe evroipane. Foles ishin  • Znj. Olga Algayerova, Sekretare Ekzekutive e UNECE • Sami Kaanan, Kryetar i Komunës së Gjenevës (Zvicër) • Znj. Susan Aitken, Udhëheqës i Këshillit Bashkiak të Glasgos (UK) • Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës (Shqipëri) • Z. Bakhyt Sultanov, Kryetar i Nur-Sultan (Kazakistan) dhe • Znj. Maia Bitadze, Zëvendës Kryebashkiaku i Tbilisit (Gjeorgji).  Veliaj u bë pjesë edhe e konferencës së përbashkët për mediat në emër të këtij takimi, krahas kryetarit të Bashkisë së Gjenevës, kryetares së Këshillit të qytetit të Glasgout, si dhe përfaqësuesve të Kazakistanit dhe Gjeorgjisë, të cilët folën për qytetet si nxitës të zhvillimit të qëndrueshëm.

Veliaj në Kombet e Bashkuara në Gjenevë: Të vendosur për ndërtimin e 17 shkollave të reja

Veliaj fillimisht theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i shkojë deri në fund realizimit të projektit të 17 shkollave, pavarësisht zhurmës që krijohet nga një pakicë që shprehet kundër çdo projekti që sjell zhvillim në qytet. Tirana përzgjidhet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga qytet që ka bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes së mbingarkimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj bëri një prezantim të nismave kryesore të Bashkisë së Tiranës, që synojnë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm, duke nisur nga strehimi, rritja e qëndrueshmërisë urbane dhe përballimi i fatkeqësive natyrore, plani i veprimit për një qytet të gjelbër, krijimi i pyllit orbital, përdorimi i mjeteve të zgjuara për promovimin e trashëgimisë kulturore, rigjallërimi i festave lokale, si dhe ndërtimi i një infrastrukture moderne arsimor, që nga çerdhet, kopshtet, e deri te shkollat. Veliaj tha se pas rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me rikonstruksionin e shkollave ekzistuese, si dhe ndërtimin e shkollave të reja, për t’i dhënë një mundësi arsimimi më të mirë brezit të ri dhe për të zhdukur një herë përgjithmonë mësimin me dy turne.

“Jam shumë i lumtur që OKB-ja ka vendosur qytetet në epiqendër të diskutimit publik. Zakonisht, shtetet janë ato që marrin angazhimet kryesore, por në fund të ditës zbatohen nga qytetet dhe jam shumë i lumtur që Tirana u përzgjodh si një ndër qytetet që po zgjidh më në fund çështjen e mbingarkimit të kopshteve, çerdheve e shkollave. Në fillim të mandatit e nisëm me çerdhet, vijuam me kopshtet, tani ka ardhur radha e shkollave. Disa shkolla të reja i kemi bërë, siç është shkolla “Kosova”, shkolla “Hoxha Tahsin”, “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, Liceu i ri, shkolla e re e Baletit, disa nga gjimnazet që janë shtuar në kapacitet, ama 17 shkollat e reja që kanë sot të gjitha kushtet për të qenë ndërtesa të qëndrueshme, me termoizolim, me hapësira që i kthejnë shkollat në qendra komunitare, ishin gjëja që u vlerësua më shumë në OKB e Gjenevës”, tha Veliaj, citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Kombet e Bashkuara ne Gjenevë.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i shkojë deri në fund realizimit të projektit të 17 shkollave, pavarësisht zhurmës që krijohet nga një pakicë që shprehet kundër çdo projekti që sjell zhvillim në qytet. “Jam më i vendosur se kurrë që të vijojmë me projektin e 17 shkollave.  Sot, të gjesh justifikime, për sa kohë që bashkia shpronëson një privat dhe bën një shkollë, të sajosh histori dhe alibi, do të thotë të rezervosh vendin më të errët në historinë e Shqipërisë, kur ajo të shkruhet pas disa vitesh. Historia e Shqipërisë ka treguar se kush ka luftuar për shkollën dhe arsimin shqip, ka bërë investimin më të madh për vendin e tij”, theksoi Veliaj.

Duke iu referuar pikërisht protestave të nxitura nga partitë e opozitës kundër projektit të shkollës së re të integruar në Kodër- Kamëz, Veliaj theksoi se ajo do t’i shërbejë 30 mijë banorëve që sot janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre shumë larg nga zona e tyre e banimit.

“Kodër-Kamza sot ka rreth 30 mijë banorë. Kemi dy mundësi: ose ta shohim Kodër-Kamzën si kontigjent për protestë dhe dhunë, siç bëjnë disa parti për interes të tyre apo të politikanëve që fëmijët e tyre i çojnë në shkolla jashtë shtetit, ose të themi se ka ardhur koha që edhe ai komunitet të ketë një shkollë cilësore, po aq cilësore sa shkolla “Kosova”, që djemtë dhe vajzat aty të mos jenë kontigjent dhune, por kontigjent talenti, pasioni dhe pune, që vjen vetëm nëpërmjet djersës së tyre” tha ne fund z.Veliaj.

 

SHPËRNDAJE