Dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil, përkundër reagimeve të shumta, jo që nuk është ndalur por po vazhdon edhe më tej, tani në një formë më ndryshe, duke mos ia vazhduar dokumentet personale të udhëtimit siç janë letër njoftimi dhe pasaporta, qytetarëve për të cilët mendohet se nuk janë banorë rezident në Luginë.

 

Përfaqësuesit politik dhe institucional në reagimet e tyre metodat e tilla i kanë vlerësuar si tendencë për ndryshime demografike dhe presion i Qeverisë së Serbisë.

Sipas avokatit preshevar Naser Arifi, janë tre ligje të cilët e përcaktojnë çështjen e shtetësisë së një qytetari, ligji mbi vendbanimin, ai mbi letër njoftimin dhe ligji mbi pasaportën, citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Dukuria e shlyerjes së qytetarëve nga regjistri civil sipas Arifit, është veprim antikushtetues sepse qarkullimi i mallit dhe lëvizjes është i lirë andaj edhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të punojnë diku tjetër.

Heqja e qytetarëve shqiptarë në regjistrin civil, nga ana e policisë serbe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, nga përfaqësuesit politik dhe institucional, kërkohet të ndërpritet urgjentisht ndërsa vlerësohet e pabazë dhe tendencioze

SHPËRNDAJE