Résultat de recherche d'images pour "Dr Motsoahae Thomas Thabane"

Gjenevë, 25 tetor  -Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që ka nisur dje në Gjenevë (24-28 tetor ) ku shqiptarët nga ballkani po përfaqësohen denjësisht nga lidere dhe personalitete nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po msarrin opjese edhe shume lidere nga ballkani dhe vendet tjera boterore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Me rastin e sesionit treditor të 20-të vjetorit të Forumit ‘Crans Montana’ që po mbahet në Gjenevë (Zvicër), në mesin e shumë personaliteteve botërore e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare po merr pjesë edhe kryeministri i Lesothos Motsoahae Thomas Thabane.

Në ditën e dytë, pas fjalimi te tij kryeministrit Lesothos është pyetur për Kosovën.

I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe vendit të tij, ai tha se “marrëdhëniet mes vendit tim dhe Kosovës janë shumë të mira, çka në të ardhmen mendojmë të intensifikojmë bashkëpunimin.”

Ndërsa për shkrimet në mediat serbe, dhe deklaratën e ministrit të jashtëm serb se Lethoso e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Unë tash po dëgjoj këtë. Pavarësisht se kush ka shkruar apo deklaruar, kjo nuk qëndron. Ne e kemi njohur shtetin e Kosovës dhe këtë qëndrim nuk e kemi ndërmend ta ndryshojmë, përkundrazi do ta zgjerojmë bashkëpunimin mes dy shteteve”, ka thënë në fund kryeministri i Lesothos për “Presheva Jonë”

Do perkujtuar se minsitri i jashtem i Kosovës z.Behgjet Pacolli i cili po ndjek punimet e forumit Crans Montana ketu ne Gjenevë po zhvillon nje aktivitet te dendur politik dhe diplomatik me ministra e kryeministra te vendeve te ndryshme boterore, sidomos atyre afrikane,  qe kanë njohur apo hezitojne ta njohin Kosovës. Interesim i mediave zvicerane dhe boterore per te biseduar me ministrin kosovar ishte i madh. Formumin Crans  Montana po e ndjekin edhe perfaqesue nga Shqiperia Dr.Sali Berisha ish-president e ish-kryeminister si dhe nga Lugina e Preshevës, nga Muharrem Salihu.

 

 

SHPËRNDAJE