Preshevë, 26 prill  -Ramush Haradinaj a do ta shkruaj historine, a do te jete lideri dhe kryemenistri i pare nga Kosova qe do te vizotoj Preshevën? Kjo mbetet te shifet diteve te ardhshme i cili permes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ka paralajmeruar viziten e tij ne Luginë. Kjo vizite vjen pas vizitave te tij, disa qendrave te vendeve fqinje ne Tiranë, Shkup dhe Potgoricë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ftohet nga atoritetet lokale per vizite në Medvegjë

Pyetjes se a eshte i gatshëm te vizitoj Luginen e Preshevës Haradinaj per agjencine e e lajmeve “Presheva Jonë” eshte pergjigjur “Po, patjeter, pse jo. Me shqiptaret e Lugines se Presheves pos lidhjeve vëllazerore, na lidhin edhe shume cka kur dihet roli dhe kontributi i tyre ne clirimin e Kosovës.”

Sipas te  parit te qeverise se Kosovës “jo vetem Presheven, por une jam i gatshem te vizitoj edhe Beogradin, te prezentoj shtetin tim ne ndonje samit nderkombëtar, nese ftohem. Fundja vetem me takime dhe vizita te ndresajellta mes kryeministrave ne rajon mund t’i kontribuojne paqes dhe stabilitetit, ne kete rast fqinjesisë se mire mes dy vendeve, siq jemi ne Kosova me Serbinë dhe vendet ne rajon..”

Kryeministtri i  Kosoves ka marru nje ftese nga autoritet e Medvegjes per nje vizite kete qytet me arstin e manifesitmit  traduicional “Takimet e Vendindjes -2018”. Ne kete evenement ku do te marrin pjese qindra shqiptare nga Medvegja e Lugina e Preshevës , nga Kosova, Shqiperia, maqedonia ku pos Krymenistrit Haradinaj eshte ftuar edhe presidnti  Hashim Thaci, ministri i Jashtem Bexhet Pacolli, kreatti Gjilanit Lutfi Haziri etj..

Sa i perket vizites ne Presheve, sipas Haradinaj “vizita ime nuk mvaret gjithecka nga deshira apo vullneti i imi apo Prishtines zyrtare, por edhe atyre ne Beograd. Se une nuk jam si Gjuriqi te levizi kaqak, ilegal nëpër kufij. Vizita ime, nese mundesohet ne Presheve do te ket protokol dhe me lejen e autoriteteve serbe dhe nderkombetareve, siq veprohet me vizitat e burrave te shteteve tjera boterore..” ka thene ne fund z.Haradinaj për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

SHPËRNDAJE