Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të, sepse ai pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara u përpoq ta bllokonte shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell Express.

“Ne kemi rënë dakord të mos përfshijmë vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Megjithatë, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe paralajmëroi Kongresin të mos na jepte një F-16”, tha Erdogan në një konferencë shtypi.

“Ai nuk ekziston më për mua. Unë nuk do të pranoj të takohem më me të. Ne do të vazhdojmë me politikanë të nderuar”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE